Marrëveshja nuk garanton heqjen e barrikadave
BEOGRAD - Arritja e marrëveshjes për menaxhimin e kufijve në Bruksel nuk garanton heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Refuzimi i kryetarëve ilegalë të komunave në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes do të bënte të pamundur jetësimin e saj dhe kthimin e normalitetit në rrugët e veriut.
Sekretari i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i ka thënë “Kohës Ditore” se vullneti i komunarëve paralelë veriorë duhet të merret parasysh, pasi në të kundërt zbatimi i çdo marrëveshjeje do të ngecë.
“Ata janë faktorë, zbatues. Ata nuk duan që t`i shohin doganierët e Kosovës në këto dy pika kufitare. Opinioni i tyre nuk mund të refuzohet. Ata duhet të jenë pjesë e procesit. Përndryshe të gjithë mund të kemi probleme gjatë zbatimit”, ka thënë Ivanoviç.
(er.nu/koha/BalkanWeb)