E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antiduhani, Task Force: Denonconi rastet e shkeljes së ligjit

TIRANË - Task Forca për zbatimin e ligjit antiduhan dhe mbrotjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit u bëri apel qytetarët, që duan të denoncojnë rastet e thyerjes së ligjit antiduhan, të telefonojnë në numrin pa pagesë 066 300 9999.

Task Forca siguron se do të ruhet anonimati në çdo rast, si dhe do të reagohet në kohë ndaj informacionit të marra. Deri tani janë vendosur 122 gjoba, 9 prej të cilave janë paguar vullnetarisht, ndërsa të tjerat do të dërgohen në Gjykatën e Tiranës.

Ligji antiduhan ka hyrë në fuqi në vitin 2007, ndërkohë që deri tani pothuajse nuk është zbatuar, pavarësisht fushatave të ndërmarra herë pas here.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›