Vijojnë homazhet në nder të Leka Zogut, vendi në zi kombëtare
TIRANE - Ashtu siç ishte paralajmëruar, nisën në orën 10:00 homazhet në nder të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu i Parë, i cili u nda nga jeta në 30 nëntor. Homazhet po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të vijojnë deri në orën 12:00.
Trupi i Leka Zogut të I, do të dalë nga Parlamenti dhe do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sheshi Skënderbej për t’u drejtuar më pas në varrezat e Sharrës. Që dje Bashkia e Tiranës i veshi me të kuqe pemët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Qeveria shpalli ditën e sotme, ditë zie kombëtare ndërsa në të gjitha institucionet e vendit flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.
BASHA, TOPALLI E META HOMAZHE PËR LEKA ZOGUN E PARË
Ora: 11:40 Rreth orës 11:40, pranë arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogu I, bënë homazhe edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha; kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, të cilët takuan familjarët e të ndjerit dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Më parë, zhvilluan homazhe edhe kryetari i Komitetit Musliman, Selim Muça, Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, si dhe një përfaqësi e Luginës së Preshevës.
Qindra qytetarë po presin ende jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar pretendentin e fronit mbretëror, Leka Zogu I.
ARVIZU E WOLLFARTH HOMAZHE NË NDER TË LEKA ZOGUT
Ora 10:30- Në kuvend vijojnë homazhet në nder të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë. Ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth kryen homazhe në orën 10:30. Ndërkohë, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, intelektualë, qytetarë por edhe të ardhur nga trojet e tjera shqiptare kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë. Personalitete të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe deri në mesditë.
SOT CEREMONIA MORTORE. NË TIRANË, FAMILJA MBRETËRORE ITALIANE
Ora: 07:45 Dje mbërritën në Tiranë përfaqësues të familjes mbretërore italiane, Savoia, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I.
Ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, në një mesazh ngushëllimi të tij është shprehur se, nëse familja mbretërore nuk do të ketë impenjime zyrtare, princi Filipe së bashku me princeshë Letizian mund të jenë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës.
Gjithashtu kanë konfirmuar ardhjen përfaqësues të mbretit rumun Mikael. Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe familja e mbretëreshës Geraldinë si dhe shumë personalitete shqiptare, ku mes të tjerëve përmendim Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe të ardhur nga diaspora për të përcjellë Leka Zogun e I.
Kreu i komunitetit mysliman Haxhi Selim Muça, që i përcolli Lekës së II, ngushëllimet e gjithë shqiptarëve myslimanë, kreu i komunitetit bektashinj. Sot para varrimit të Leka Zogut të I të katër komunitetet fetare do ta përcjellin me një lutje të përbashkët, secili sipas riteve të veta.
MASAT E POLICISE
Policia e Tiranës njoftoi marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore. Duke filluar nga ora 08.00 do te bllokohet trafiku në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha”, deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, e Ura e rrugës së Elbasanit.
(er.nu/BalkanWeb)