DJ Topless, KKRT: “Zonë e Lirë” shkel etikën
TIRANE - Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve i tërheq veshin Arian Çanit, autorit e moderatorit të emisionit Zonë e Lirë. Sipas një shkrese që mban datën 2 dhjetor 2011 KKRT njofton se pas ankesës së disa qytetarëve, në vizionimin e emisionit të datës 25 nëntor 2011 janë cenuar rëndë të drejtat e normat morale dhe etike të komunikimit televiziv. Pikërisht këtë ditë, Arian Çani kishte ftuar në emisionin e tij Zonë e Lirë, Katjushan 23 vjeçare nga Ukraina, e cila punon si DJ Topless. Pas një interviste ku bukuroshja rrëfeu se ishte bija e një gjenerali ushtrie dhe arsyet pse dashuronte këtë profesion, performanca e saj topless duket se ka sjellë edhe reagimin e KKRT-së.
Sipas institucionit, përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja. Pas vërejtjeve drejtuar moderatorit Arian Çani, ne mundëm të merrnim opinionin e tij lidhur me këtë çështje. "Lexova me vëmendje shkresën dhe të them të drejtën s'po gjej mënyrën e duhur për ti kërkuar falje KKRT-së e cila bëhet zëdhënëse e shqetësimeve të disa qytetarëve. Do të përpiqem të përmirësoj komunikimin tim në të ardhmen megjithëse nëse KKRT më lejon, unë e konsiderova Katjushan thjesht si një artiste me qenë se profesioni i saj është DJ Topless, një profesion ky i njohur shumë në botë e jo në Shqipëri.
Performanca e saj të premten me 25 nëntor 2011 te Zonë e Lirë mendova se do të konsiderohej artistike dhe jo si një lançim antivlerash. Do të doja vërtet ti njihja këta qytetarë që janë ankuar për këtë situatë, me emër e me mbiemër dhe jam i gatshëm ti ftoj në emision të më shajnë publikisht. Unë e dua shumë KKRT-në dhe që këtej e tutje do të bëjë ç'të më thotë ajo. I premtoj KKRTS se nëse ndonjë ditë Katjusha do të rikthehet në studion time, do e nxjerr me sutiena." Ndërkaq sqarojmë se mbi drejtuesin e emisionit nuk janë ndërmarrë masa gjobitje por vetëm vërejtje me shkrim.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)