Prishtinë-Beograd, arrihet marrëveshja
Bruksel- Në ditën e tretë të bisedimëve Prishtinë-Beograd për menaxhimin e integruar të kufijve, më në fund u arrit edhe marrëveshja mes tyre. Këto bisedime u ndërmjetësuan nga Bashkimi Europian, dhe siç u bë me dijë propozimi i Kuper ishte pranuar më herët nga Kosova, por jo nga pala serbe.
Kryetarja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri u shpreh se me anë të kësaj marrëveshjeje është respektuar Kushtetuta e Kosovës si dhe janë ruajtur interesat kombëtare të vendit.
Me menaxhimin e integruar të kufirit përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshjë janë ruajtur interest kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës- u shpreh Tahiri.
Nga ana e tij negociatori serb Borko Stefanoviq tregoi disa detaje mbi të cilat duhet punuar sërish.
” Edhe pse morëm qendrimet tona të ngushta, mbetët sërish për tu vënë pikat mbi i”- ka deklaruar Stefanoviq.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje siç dhe është deklaruar më herët nga përfaqësues të ndryshëm të BE-së, Kosova do nisë dialogun për liberalizimin e vizave, i cili ishte planifikuar të niste në tetorin që kaloi.
Duket se deklarata e fortë e kancelarës gjermane Merkel lidhur me integrimin e Serbisë në BE, ku dhe tha që Serbia si ka plotësuar ende kushtet pët të përfituar statusin e vendit kandidat, bënë që shumë analistë serbë të reagojnë, dhe si pasojë u këshillua edhe heqja e barrikadave në veri të Kosovës.
Nga ana tjetër Serbia në rast se në mbledhjen e së hënës, Këshilli i Ministrave i BE-së bie dakort, Beogradi mund për të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE.
Shkrime të tjera me interes: