E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja për projektin e Gazsjellësit TAP miratohet në Komisionin e Ligjeve

20-03-2013 / Gazeta 55

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me konsensus projektligjin për marrëveshjen trepalëshe mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin e gazsjellësit TAP. Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, duke mbrojtur marrëveshjen u shprehën se TAP-i është një projekt me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë. “Me këtë projekt ne përmbushim detyrimet ndaj marrëveshjeve të nënshkruara” tha në komision përfaqësuesi i ministrisë.
Sipas tij, në muajin prill projekti do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan më 13 shkurt në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatik”, e cila mundëson bashkëpunimin trepalësh për realizimin e projektit në fjalë.
Nëse TAP fiton ndaj  Nabucco-s kjo do e shndërronte Shqipërinë në një nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku, në Evropën Perëndimore. 
Një javë më parë, gjatë miratimit të kësaj marrëveshje në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha tha se zbatimi i këtij projekti përbën për Shqipërinë projektin më madhor dhe me ndikimin më të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›