E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Marrëveshja për reformën zgjedhore, hap madhor në progresin e reformave”

13-07-2012 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu komenton takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit në Bruksel

Për të pestën herë, parlamentarët shqiptarë, ata të mazhorancës dhe të opozitës, janë vënë prej dy ditësh përballë komitetit të stabilizim Asoocimit në Bruksel. Tre çështje kryesore janë diskutuar gjatë këtij takimi, reformat dhe zhvillimet në Parlamentin Shqiptar, situata ekonomike dhe progresi i deritanishëm në realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë.
Ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu, bëri të ditur dje se, “partitë politike kanë arritur marrëveshjen për dy çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore; administrata zgjedhore, përfshi procedurën për emërimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe procesi i ankimimit ku KQZ do të trajtojë ankesat.  Marrëveshja ishte rezultat i angazhimit serioz si i shumicës, ashtu edhe i opozitës, për të zgjidhur këtë vendimtare për funksionimin e institucioneve demokratike dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky hap madhor konsolidon progresin e agjendës së reformave, dhe vjen si rezultat i marrëveshjes së nëntorit. Përveç miratimit të ligjeve me 3/5, hap pozitiv ishte edhe emërimi i Avokatit të Popullit si dhe përpjekjet për të përmirësuar funksionimin e parlamentit”, tha Ministrja Bregu.
Sipas Ministres Bregu, “zhvillimi i dytë i rëndësishëm është se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare vendosi të diskutojë në seancën plenare projekt-ndryshimet kushtetuese për imunitetin e deputetëve dhe të gjyqtarëve. Kjo do të jetë një seancë e jashtëzakonshme, çka dëshmon vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje madhore për luftën kundër korrupsionit. Ndryshimet janë paraqitur në Kuvend nga deputetet e shumicës. Teksti i ndryshimeve është ai i propozuar nga projekti PACA i Këshillit të Evropës dhe nga Misioni EURALIUS”, theksoi Ministrja Bregu.
Përveç kësaj, vijoi Ministrja e Integrimit, “ndryshimet e propozuara janë në linjë me qëndrimin e opozitës e cila kërkonte që çështja e imunitetit të zgjidhet përmes ndryshimeve kushtetuese”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›