E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë të punojë me Ju”

13-07-2012 / Gazeta 55

Hillary Clinton, letër falënderimi Edmond Haxhinastos

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i ka dërguar një letër urimi ish-ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili tashmë mban detyrën e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto për marrjen e detyrës. Nëpërmjet kësaj letre, Clinton ka falënderuar Haxhinaston për bashkëpunimin në kohën kur ai drejtonte ministrinë e Jashtme. 
“Kam pasur nderin të punoj me Ju në këto dy vite për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e SHBA-ve do të ketë fatin e mirë të vazhdoj të punoj afër me Ju si Ministër i Ekonomisë. Dëshiroj t`ju përgëzoj Ju për arritjet e Juaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit”, thuhet në letrën e Sekretares Clintonit.
Ndërkohë Hillary Clinton ka vlerësuar edhe angazhimin ndërkombëtar të Haxhinastos
“Ju falënderoj gjithashtu për mbështetjen e plotë ndaj angazhimeve të përbashkëta për të drejtat e njeriut brenda Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, përpos forumeve të tjera ndërkombëtare, dhe së fundmi në rolin e Presidencës së Këshillit të Europës”, përfundon letra e  Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›