Presidenti i Hondurasit ne Tirane Lobim per njohje te reja te Kosoves

Pas Kosovës ku ndodhej në një vizitë zyrtare , presidentin Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa ka vizituar Tiranën. I shoqëruar nga zv/kryeministri i shtetit të ri për njohjen e të cilit po lobon Behgjet Pacolli si dhe presidenti i grupit “Taci Oil”, Rezart Taci, Sosa ka premtuar se do të mbrojë të drejtën legjitime të Kosovës për pavarësi. Rasti më i parë do të ketë ai në grupimin e 5 shteteve të Amërikës Qendrore. Në komferencën e përbashëkt me homologun nga Hondurasi kreu i shtetit shqiptar, i sapokthyer nga Beogradi, nga ana e tij foli për një mbrojtje intensive dhe institucional të shtetit të ri.
“Kam njoftuar miqtë nga Kosova që në mbledhjen tjetër të sistemit të integrimit të Amerikës Qëndrore do të propozoj që të gjthë vendet e Amerikës Qëndrore të njohin Kosovën. Njëkohësisht çdo kombi Amerikës Latine do të nxisë atë që është një e drejtë e Kosovës, pra pavarësia. Këto të drejta nuk do të jenë të kushtëzuara prej askujt pasi Kosova ka të drejtën të jetë një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran”- tha Sosa.
“Edhe ato faktorë që sot janë pengues patjetër që do të ndërgjegjësohen që shumë shpejt Kosova do të jetë e rëndësishme e reaksionit diplomatik e politik në funksion të lobimit për njohjen e Kosovës është mjaft intensive, i mirëorganizuar dhe shumë institucional”- tha Topi.
Edhe pas takimit me kryeministrin Berisha, Sosa e quajti lobimin për shtetin e ri si një obligim për vendin që përfaqëson. Edhe kryeministri i Shqipërisë, duke vlerësuar lobimin që po bën për çështjen e Kosoves, zv/ kryeministri Pacolli, bëri thirrje për të tjera njohje ndërkombëtare për shtetin tjetër shqipfolës.
“Hondurasi njohu pavarësinë e Kosovës dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme dhe pozitive. Ne ramë dakord që të dy vendet e qeveritë tona të nisin hartimin, finalizimin e marrëveshjeve në të gjitha fushat”- tha Berisha.
Më pas presidenti i Hondurasit i është drejtuar zyrës së kryetares së kuvendit, gjatë takimit me të cilën ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimeve.
Gjatë qëndrimit të tij, kreu i shtetit të Amerikës Qendrore, kishte pjesë të axhendës së tij dhe një takim të posaçëm me presidentin e grupit Taçi Oil, zotin Rezart Taçi. Bashkëpunimi ekonomik mes shqipërisë dhe hondurasit dhe instalimi i infrastrukturës për arritjen e tij kanë zënë pjesën kryeseore të këtij takimi.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e diel , 04 shtator 2011 )