E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Marrëveshja për vulat nuk paraqet asnjë element të sovranitetit'

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 17:11

(E plotësuar) Kryesuesi i delegacionit të Beogradit në bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka thënë se vula me mbishkrimin “Dogana e Kosovës” nuk paraqet absolutisht asnjë element të sovranitetit dhe të shtetësisë së Kosovës.

Ndërsa, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së për vulat, Serbia ka paralajmëruar të shtunën se nuk do të pranojë të punësuar kosovarë në dy pikat kufitare doganore në Kosovë.

Kryetari i delegacionit serb për bisedimet, Borislav Stefanoviq tha se "punësimi i nëpunësve kosovarë në pikat doganore të Jarinjës dhe Bërnjakut është i papranueshëm për Serbinë", citon agjencia serbe Beta.

Marrëveshja e vulave parashikon një vulë më neutrale të pranueshme për të dyja palët me mbishkrimin "dogana e Kosovës". Sipas marrëveshjes së re pritet heqja e embargos për qarkullimin e mallrave nga të dyja palët brenda pak ditësh.

Ndërkaq, zyrtari i lartë i partisë së Koshtunicës, Sllobodan Samarxhiq ka vlerësuar se me marrëveshjen e arritur dje në Bruksel përfundimisht është përcaktuar kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›