E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani pritet ta njohë së shpejti Kosovën

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 20:05

Selia e Shenjtë pritet që së shpejti të pranojë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë.

Pas meshës së shenjtë të mbajtur të dielën në Prizren, Janosz ka thënë për media se vetë prania e delegacionit të Vatikanit në Kosovë është dëshmi për këtë.

“Fakti që nuk jemi të varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit të Shqipërisë, por e kemi një delegat apostolik e ka një domethënie që duhet të lexohet në këtë kuptim”, është shprehur Janosz.

Ndryshe, Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë, do të marrë pjesë nesër në Festën e Nënës Terezë, e cila do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›