Çitaku viziton Londrën
Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 19:27
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku do të realizojë një vizitë zyrtare disaditore në Londër, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç ka njoftuar MIE’ja, kjo vizitë bëhet me qëllim të bashkëpunimit rreth agjendës europiane, marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën, si dhe koordinimit sa më të mirë rreth gjithë procesit të integrimit europian.
Në Londër, Çitaku do të ketë takime me zyrtarë të lartë shtetërorë të Mbretërisë e Bashkuar, ndër ta edhe me Ministrin për Europë, David Lidington.
Gjatë kësaj vizite, ministren do ta shoqërojë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimeve, Edon Cana dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit.