E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quagliarella s’ka frikë

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 18:30

Sulmuesi i Juventusit Fabio Quagliarella mezi pret fillimin e sezonit të ri në Serie A dhe insiston se nuk ka frikë nga konkurrenca e fortë për vend në formacionin bazë.

Bianconerët aktualisht kanë shtatë sulmues në dispozicion, Vucinic, Amauri, Iaquinta, Matri, Toni, Del Piero dhe Quagliarella.

Por, ky i fundit thotë se konkurrenca nuk paraqet problem.

“Ekipet e mëdha kanë futbollistë të mëdhenj në skuadrat e tyre dhe konkurrenca nuk paraqet problem për mua. Në fakt është stimulim për mua të bindi trajnerin” tha Quagliarella për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›