Marrëveshje Kiev-Moskë për tarifat e transitit të naftës
Kompania shtetërore ukrainase e energjisë ''Naftogaz'' deklaroi sot se Rusia kishte rënë dakord për një rritje prej 30 për qind të tarifave për transitin e naftës që ajo transporton drejt Evropës.
Evropa ishte e shqetësuar për krijimin e një konflikt tjetër energjetik mes Kievit dhe Moskës pasi dy palët nuk mundën të binin dakord mbi tarifat e transitit dhe Moska kërcënoi të ndërpriste furnizimet energjetike. Por, sot është arritur një marrëveshje.
"Tarifat u rritën me 30 për qind. Nuk do të ketë krizë sepse sot u arrit një marrëveshje", deklaroi një zëdhënës i kompanisë ''Naftogaz''.