E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë - Maqedoni

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 17:00

Të martën në Shkup do të nënshkruhet marrëveshja e financimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë, ka njoftuar Ministria e Integrimit Evropian të Kosovës.

Marrëveshja bëhet në kuadër të komponentit të dytë të Instrumentit të para-anëtarësimit të Komisionit Evropian, e cila ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Integrimit Evropian dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa nga ana e Maqedonisë, në ceremoni marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›