E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje me Emiratet për shërbimin ajror

Qëllimi marrëveshjes është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit ajror, krijimi i kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese, për operatorët e transportit të të dy vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dy Palëve Kontraktuese

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes ministrat zhvilluan një takim zyrtar, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë për konkretizim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. 

Gjatë bisedës, Ministri Olldashi, bëri një pasqyrë të qartë të kuadrit ligjor, teknik dhe fiskal për favorizimin e investimeve të huaja në RSH, si dhe ftoi investimet shtetërore dhe private emiratase në vendin tonë. Ndër të tjera ministri Olldashi nxiti dhe krijimin e Forumit të Biznesit mes dy vendeve tona si dhe organizimin e Ditës së Biznes të RSH në EBA.

Gjatë qëndrimit në Abu Dabi, Olldashi paraqiti një pasqyrë të qartë të klimës dhe shanseve për investime dhe biznes në RSH, lehtësitë që ofron Qeveria Shqiptare për bizneset. Ai ftoi investitorët emiratas, të investojnë në RSH në fusha të tilla si infrastruktura, bujqësia, turizmi, nxjerrja e mineraleve dhe prodhimi i energjisë së rinovueshme. Ndër të tjera Z.Olldashi  theksoi se Qeveria ka nxjerr për privatizim mjaft sektorë të ekonomisë dhe ofron lehtësira dhe taksa mjaft të ulëta për investitorët e huaj. /Start/

                                                                                             2011-11-02 17:11
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›