Perëndimi kritikon Izraelin për vendbanimet

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uilliam Hague, tha se lëvizja izraelite ishte “provokative dhe e padobishme”.
“Programi i ndërtimit të vendbanimeve është i paligjshëm sipas të drejtës ndërkombëtare dhe është i fundit i serisë së provokimeve të padobishme”, tha Hague.
Hague po ashtu kritikoi vendimin e Izraelit për të bllokuar transferimin e taksave palestineze tek Autoriteti Palestinez, vendim i cili u bë i ditur në të njëjtën kohë me lajmin për ndërtimin e 2000 vendbanimeve të reja. Ministri britanik kërkoi që të dy këto vendime të ktheheshin pas.
Franca dhe Gjermania po ashtu thanë se ky veprim i Izraelit do të pengonte përpjekjet për paqe.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Valero, tha se “ndërtimi i vendbanimeve në Bregun perëndimor po ashtu sikurse edhe në Jerusalemin Lindor është ilegal bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe është kërcënim për zgjidhjen me dy shtete”.
Izraeli shpalli vendimin për të përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve një ditë pasi Palestinezët fituan anëtarësim të plotë në UNESCO.
Pothuajse 500 mijë hebrenj jetojnë në vendbanimet e ndërtuara në territoret e pushtuara nga Izraeli. Vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli ngul këmbë për të kundërtën./Start/F. Prroni/
2011-11-02 16:28