Mashtrojnë shqiptaren me llotari false, hetim 3 zyrtareve britanike
TIRANE- Dy menaxherë britanikë të “Nokia Corporatio” dhe një zyrtar i një banke në Londër janë në procedim penal pasi akuzohen se kanë mashtuar një qytetar shqiptar.
Strukturat e Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës kanë nisur procedimin penal për akuzën e “mashtrimit” James Roland, Menaxher i “Nokia Corporatio”, menaxheri i bankës londineze “HSBS”, Stephen Green dhe Agata Wasik, zyrtar i kësaj banke".
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 20 janar i dërguan një sms shtetases A. Çuko nga Tirana, ku thuhej se "ajo ishte "fituese" e 600 mijë paund të llotarisë të kompanisë “Nokia” dhe në këmbim të çmimit të “fituar”, i kërkonin trasferimin e 3.203 paund britanikë përmes agjensisë "Uester Union". Tre shtetasit britanikë do hetohen në gjëndje të lirë.
Gjithashtu policia e Tiranes informon se nën akuzën e “mashtrimit” në gjendje të lirë do të ndiqet dhe 59-vjeçari Agim Molla, administrator i firmës “Spring 92”, pasi sipas burimeve nga policia ai akuzohet se me anë të mashtrimit dhe premtimin e punësimit si infermjerë në Arabinë Saudite, i ka marrë një shumë të hollash dy shtetasve nga Tirana.
(s.g/BalkanWeb)