Topi:Gjendja e patolerueshme,partitë të nisin dialogun
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi përsirit apelin drejtuar dy forcave kryesore politike për të lënë pas gjuhën e urrejtjes dhe të gjejnë sa më shpejt gjuhën e dialogut politik e institucional për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.
Apeli është bërë gjatë një pritjeje që kreu i shtetit organizoi me sot Përfaqësues të Forumit për Demokraci dhe Etikë: politikanë, intelektualë nga shoqëria civile, studiues dhe studentë. me të cilët pati një bisedë të hapur lidhur me situatën e vështirë aktuale në vend dhe shqetësimet e shkaktuara prej saj.
“Duke iu referuar dhe një herë parimeve demokratike, të shenjta për një demokraci funksionale, ku të gjithë përpara ligjit janë të barabartë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se për të realizuar ëndrrën e tyre euroatlantike qytetarët shqiptarë janë në pritje të ankthshme të rivendosjes së një dialogut politik institucional mes forcave kryesore politike në vend dhe se kjo gjendje është e patolerueshme. Presidenti Topi mbështeti dhe inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre individual dhe të organizuar në këtë situatë për ndërgjegjësimin e mendjeve të nxehta që të ulin tonet e ashpra të akuzave dhe kundër akuzave, të lenë pas gjuhën e urrejtjes e të gjejnë sa më shpejt atë të dialogut për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.”- thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të presidencës.
Nga ana e tyre, Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë vlerësuan lart mesazhin e dhënë dje nga Presidenti Topi për të gjitha forcat dhe aktorët politikë në vend dhe shprehën mbështetjen e tyre “për pozicionin e palëkundur dhe rolin moderator e stabilizues të Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës dhe ligjeve dhe si simbol i unitetit të popullit”.
Më tej Përfaqësuesit e Forumit, apo si e quajnë veten: “Dërgata e dorëzënësve të paqes”, e njohën Presidentin Topi me nismën e tyre për qetësimin e situatës në mënyrë që palët e përfshira të ndërpresin menjëherë konfliktin, të ulin tonet dhe të ndalojnë sulmet ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.
Në njoftimin e presidencës thuhet se presidenti shprehu gjithë mbështetjen e tij institucionale “duke i garantuar Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë që do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, që do të vazhdojë të mbështesë institucionet e pavarura dhe shtetin e së drejtës duke promovuar politikat e paqes, uljes së tensionit në vend dhe të mbizotërimit të harmonisë.”
(s.g/BalkanWeb)