E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje me Italinë për përfaqësim diplomatik

Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat e Jashtëm, përkatësisht Edmond Haxhinasto dhe Franko Fratini.

“Është një marrëveshje që i jep mundësi Shqipërisë të rrisë përfaqësimin në ato zona ku nuk është e përfaqësuar. Vendosja e ambasadave të Italisë në funksion të diplomatëve tanë na jep mundësi të aplikojmë një diplomaci për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe me vendet e gjithë botës”, theksoi Haxhinasto.

Deklarata e Përbashkët Politike për një Partneritet Strategjik, nënshkruar vitin e kaluar në Romë, nga të dy kryeministrat, u vlerësua si një instrument shumë i rëndësishëm politik. Ministrat Haxhinasto dhe Frattini, u angazhuan për të punuar bashkërisht për pasurimin e mëtejshëm e konkret të axhendës dypalëshe, për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat prioritare e me interes të ndërsjellë si: ekonomia, energjia, infrastruktura e transportit, e bujqësia.

Temë qendrore në këto bisedime ishte axhenda evropiane e Shqipërisë dhe sidomos angazhimi e mbështetja e fuqishme e Italisë për procesin e integrimit te Shqipërisë. Ministri Fratini siguroi Haxhinastonpër mbështetjen e tij të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Më tej, dy ministrat u ndalën gjerësisht në zhvillimet më të fundit në rajon. U vlerësua politika konstruktive rajonale e Shqipërisë, si dhe roli strategjik i Italisë në Ballkanin Perëndimor dhe kontributi i saj i vazhdueshëm në mbështetje të pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-11 08:57
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›