E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: 12 qershori me shkronja të arta për shqiptarët

Sipas kësaj partie, 12 qershori do të mbetet një datë e shënuar me shkronja të arta në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

“PDIU i bashkohet sot të gjithë shqiptarëve, që festojnë një ditë historike për kombin tonë, çlirimin e Kosovës nga hordhitë serbe të Sllobodan Millosheviçit. 12 qershori do të mbetet një datë e shënuar me shkronja të arta në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pasi ajo përbën momentin e ndarjes ndërmjet shtypjes dhe lirisë, nëpërkëmbjes dhe vetësundimit, pushtimit dhe çlirimit”, thekson reagimi.

Sipas PDIU-së, brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të shohin tek data 12 qershor, nisjen e një procesi të pandashëm për plotësimin e aspiratës kombëtare të popullit shqiptar për bashkim kombëtar. /Start/

                                                                                             2012-06-12 13:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›