E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për bujqësinë midis Kosovë dhe Shqipërinë

Prishtinë -Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, ka pritur sot ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Shqipërisë, Jemin Gjana, ku është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e bujqësisë. Vizita e sotme e ministrit Gjana është realizuar me qëllim të inkurajimit të zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në fushat e interesit të përbashkët. Pas nënshkrimit solemn të memorandumit të bashkëpunimit Ministri Bujqësisë së Shqipërisë Jemin Gjana tha se bujqësia është sektor jetik për ekonominë e dy vendeve.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës Idriz Vehapi tha se ky bashkëpunim do të shtrihet në fushat e legjislacionit e deri te fushat siç janë vreshtaria dhe blegtoria. Ministri Gjana, gjithashtu, tha se nënshkrimi i bazës doganore me tarifa të larta për prodhuesit e patateve nga Kosova të cilët eksportojnë në Shqipëri është bërë me qëllim të mbrojtjes së prodhuesve nga Shqipëria. Mirëpo, Gjana, premtoj se kjo bazë doganore do të hiqet së shpejti. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›