E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse duhet te kemi dhe kulture fizike

Me te drejte eshte folur dhe shkruar ne vite madje vazhdon te flitet per rolin e aktivitetit fizik ne shendetin fizik e mendor e ne vecanti parandalimin e obezitetit semundjeve te zemres diabetit etj. Rezultatet pozitive po aq sa dhe te matshme te asaj pune sensibilizuese e vertetojne mbi 2000 fusha kalceto futboll ne fushe e me porta te vogla dhe 8000 salla fitnesi ku te rinjte e te rejat me kulture e respekt per shendetin jo vetem qe shkojne me deshire por dhe me pagese.
Ky kontingjent perben nje pjese te shoqerise sone bile nje perqindje te vogel te saj. Nderkohe qe pjesa tjeter ajo antisportive e shoqerise per arsye te njohura dhe te panjohura perbejne kontingjentin e riskuar nga sindromi hypokinetik AKTIVITET FIZIK i KUFIZUAR ku bejne pjese pervec semundjeve qe permendem me siper dhe shume te tjera ku me prevalente do te veconim ndryshimet muskulo skeletike semundje te temthit e melcise zorreve impotence seksuale etj.

Rendesia e aktivitetit fizik

Ndoshta nuk do te ishte e tepert te theksonim qe ne fillim se ne jetegjatesi aktiviteti fizik ka nje rol dominues. Eumlshte pikerisht aktiviteti fizik i normuar ne pershtatje fiziologjike qe na mundeson nje performance te mire psikofizike pa permendur bukurine trupore e ne vecanti turgorin dhe pastertine e lekures aq te kerkuara nga femrat. Mendoj se do te ishin te mjaftueshme argumentet e mesiperme per cilindo qe deshiron nje jete cilesore sa me te gjate. Ne numrin e fundit te revistes mjekesore te shoqates amerikane jepen disa konkluzione interesante ne lidhje me gjendjen shendetesore te nje grupi prej 4500 te rinjsh e te rejash me moshe 18-30 vjec te studiuar per 15 vjet resht.
Gjendja shendetesore e tyre u percaktua nga pergjigjja e sistemit kardiovaskular dhe atij pulmonar ndaj nje aparature elektronike e perdorur per ate qellim.

Konkluzioni i pare

Te rinjte qe nuk gezonin shendet te mire me kalimin e kohes ndesheshin me nje rrezik me te madh per tu prekur nga semundje serioze te zemres e ne vecanti ato me origjine metabolike

Konkluzioni i dyte

Te rinjte qe ushtroheshin per dite me aktivitet fizik te monitoruar keto crregullime haseshin 3-6 here me te rralla. Keto dy konkluzione e japin te qarte konciz dhe te padiskutueshem mesazhin promocionues Nuk eshte kurre vone te vish ne forme te mire fizike
Sipas studimeve te fundit sekreti i rinise se muskulatures se zemres eshte i kushtezuar nga prezenca ose jo e nje proteine e cila eshte derivat i disa proteinave qe merren me ushqim dhe perbejne karburantin e miofibrilit fijes muskulare. Sigurisht djegies se ketij karburanti i nevojitet sasia e duhur e oksigjenit ne te kundert nese djegia nuk behet e plote rrezikon pasoja qe nganjehere jane jetike.
Jemi te detyruar te pohojme se per arsye qe u shpjeguan me siper nga keto pasoja nuk shpetojne as mosha te reja. Zbulimi i kesaj proteine do te kete nje perspektive te paimagjinueshme ne prevenimin e infarktit te zemres dhe patologjive vaskulare ne teresi.
Eumlshte vertetuar gjithashtu qe pirja e dy gotave vere ne dite i ben mire ne vecanti zemres se grave. I ndihmon te mbajne ritmin. I ndihmon te pershtaten me mire me punet e dites. Kete konkluzion e lidhin me sa duket me relaksimin e sistemit nervor qendrortruri dhe sigurimi i nje gjumi te qete cka eshte domosdoshmeri per rikuperimin e organizmit ne teresi. Influenca e stresit nervor ne provokimin e patologjive ne teresi dhe zemres ne vecanti eshte tashme i padiskutueshem.
Ne kete konkluzion kane mberritur nje grup studiuesish te universitetit Karolinska ndashStokholm te cilet moren ne studim 120 femra nen moshen 75 vjec pa probleme te zemres apo semundje metabolike. Kjo dukuri pozitive nuk u konstatua tek ato femra qe preferonin konsumimin e madh te birres apo pije te forta alkoolike.
Per tu kthyer edhe nje here te qellimi i ketij materiali promovues do te deshironim te paraqisnim disa te dhena per punen e palodhur te zemres se nje te rrituri duke e krahasuar me nje pompe uji.

Zemra jone peshon vetem 300 grame per te perballuar nje aktivitet aerobik ajo pompon rreth 10 litra gjak ne nje minute. E llogaritur si aktivitet fizik mesatar zemra e te rriturit perballon nje volum prej 220 000 tone pa riparim kapital. Ky volum pune realizohet ne saje te 3 5000 000 000 tre miliarde e peseqind milione pulsimeve
Pompa e ujit e shkalles sone peshon 10000 grame. Duke qene prej celiku dhe e destinuar per te mbushur 10 fuci ne dite baraz me 5 tone qe do te thote 2000 tone ne vit qe te mund te barazohej me volumin e punes se zemres sone duhet te funksiononte 110 vjet. Besoj se nuk do ju habisja qe pompa jone per 10 vjet eshte prishur tri here.
Mbas ketij fakti nuk besoj se do te kishte person qe nuk do ta vleresonte kete pune heroike te zemres sone e cila nuk ka asnje pretendim material te vecante. Ajo ka te drejte te pretendoje vetem per dy gjera
A- te mos helmohet me duhan alkool dhe yndyrna
B- Ti krijojme kushte per nje regjim pune e pushimi brenda normave dhe parametrave fiziologjike. Informacionin per keto aktivitete mund ta merrni prane mjekeve kardiologe te familjes ose prane DSHP Drejtorive te Shendetit Publik departamenti i edukimit dhe promocionit te shendetit si dhe konsulta me specialiste te edukimit fizik
Mesazhi yne promocionues do te ishte

Nuk ka trup te shendetshem pa aktivitet fizik Aktiviteti fizik kerkon kulture fizike

Per ta filluar mbare aktivitetin fizik per te cilin ska kufizim moshe por monitorim ngarkese se pari te gjithe subjektet me apo pa ankesa per shendetin duhet te kalojne ne nje kontroll te sakte mjekesor. Ky kontroll qe duhet perseritur nje here ne vit synon parandalimin e aksidenteve pasoje e mungeses se informacionit per gjendjen tone shendetesore. Keshtu mund te parandalohej nje infarkt i zemres nga lodhja fizike. Po keshtu do te shmangej nje infarkt pulmonar rrjedhoje e nje trombembolie nga venat varikoze. Lista e semundjeve per te cilat duhet te bejme kujdes eshte mjaft e gjate dhe duhet pasur parasysh ne ndertimin e programit te ushtrimeve. Ne raste te tilla vlen te permendet shprehja biblike Aty ku sdi te besh mire te pakten mos bej keq.
Eumlshte kjo nje arsye me shume qe na dikton te njohim dhe zbatojme ligjet baze te kultures fizike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›