LSI dhe deshira per servile
Levizja Socialiste per Integrim eshte perfshire se fundmi ne nje debat te brendshem te lidhur me ndryshimet ne qeveri apo me sakte me largimin nga ekzekutivi te Dritan Priftit. Nje politikan i njohur dhe i shumediskutuar per levizjet e tij jo vetem politike Prifti u detyrua te leshoje postin e ministrit te Ekonomise per shefin e partise Ilir Meten. Largimi u shoqerua me zbulimin publik te nje mosmarreveshjeje qe sipas deklaratave te vete Priftit duket te jete e thelle. Per me teper ish-ministri i Ekonomise e akuzoi kryetarin e LSI-se se preferon te rrethohet nga servilet dhe se eshte katandisur si mos me keq me levizjet e tij politike duke kaluar nga kontrolli i Partise Socialiste disa vite me pare ne zoterimin e pak mandateve ne Kuvend. Kunderpergjigjja e Metes fliste per lidhje te Priftit me krimin e organizuar.
Analiza e permbledhur e Dritan Priftit per Ilir Meten mund te jete shume e vertete si per karakterin e ministrit te ri te Ekonomise ashtu edhe per largpamesine e tij politike. Por po kaq e vertete eshte se Ilir Meta nuk u dashurua me servilet qe e rrethojne brenda nje nate dhe nuk perfundoi nga maja e Partise Socialiste ne zyrat e ngushta te LSI-se ne harkun e 24 oreve. Per ta katandisur Ilir Meten ne kete gjendje ka sherbyer ne nje mase te madhe edhe vete Dritan Prifti. Ne shume raste sic vete ish-ministri ka deklaruar ai ka qene promotori i levizjeve politike edhe perpara se partia apo kryetari i tij te kishte vendosur per kete gje.
Se pari per sa i perket shkeputjes se kundershtareve te Fatos Nanos nga Partia Socialiste dhe krijimit te mevonshem te LSI-se mund te kete shume ideatore por Ilir Meta dhe Dritan Prifti ishin ata qe nisen katandisjen. Shpesh here Prifti ka qene edhe me i ashper se vete Meta me lidershipin socialist te kohes. Akuzat per miliarda dollare qe do te pastroheshin ne Shqiperi polemikat per miliona te tjera qe hetoheshin ne KESH dhe debatet e renda personale Nano-Prifti sherbyen shume me teper qe te besuarit e Ilir Metes te largoheshin nga selia roze. Levizja Socialiste per Integrim startoi si nje perpjekje kunder Fatos Nanos dhe partise se tij efekti i se ciles u vertetua fare qarte ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005.
Ne te njejten kohe per ta larguar akoma me teper LSI-ne me Partine Socialiste do te sherbente serish Dritan Prifti me vendimin e tij te nesermen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ish-ministri i Ekonomise ia njeh vetes meriten e ngjizjes se koalicionit me Partine Demokratike edhe me koston e nje ftohjeje politike me elektoratin e majte. Pra katandisja ka historikun e saj te pakten 7-vjecar nga korriku i vitit 2003 kur Ilir Meta dhe Sokol Nako refuzuan te vazhdonin qendrimin ne qeverine e Fatos Nanos.
Se dyti per sa u perket servileve qe rrethojne Ilir Meten serish Prifti mund te kete te drejte por ky fakt nuk duhet ta habise deputetin e Fierit. Dritan Prifti e di dhe e kujton fare mire se si u krijua LSI-ja dhe sa u ndihmua kjo force politike nga zyrtaret apo servilet qe kishin sherbyer ne qeverine e drejtuar nga Ilir Meta. Nje pjese e mire e tyre jane ende pjesetare te forumeve me te larta te LSI-se dhe pak rendesi ka nese quhen bashkepunetore apo servile te zevendeskryeministrit. Jane keta bashkepunetore apo servile qe kane kapercyer shpesh here edhe gardhet partiake per te gjetur mundesine te sherbejne nen urdhrat e dikujt qe ka pushtet. Dhe nese Dritan Prifti i ka identifikuar nuk duhej te priste qe ata te votonin ne kryesine e partise per ta shkarkuar si minister.
Ne kete menyre Levizja Socialiste per Integrim e mbushur apo e zbrazur nga servilet e qarte apo e paqarte politikisht me akuza dhe kunderakuza me takime apo pa takime me Edi Ramen bie serish ne gracken e merive mes individesh per shkak te ndarjes se pushtetit. Mjaftoi nje tronditje pas nje viti bashkeqeverisje me Partine Demokratike per te nxjerre ne siperfaqe shume e shume probleme dhe afera qe deri dje vetem perfliteshin. Sot gjithcka duket te jete hapur dhe akuzat per servile perfitime te paligjshme favore kercenime dhe komplote parlamentare jane vetem ne fillim.