Zvicra dhe sistemi i saj i cuditshem qeverises
Zviceranet jane ne mesin e etheve elektorale ndersa Parlamenti pritet qe te zgjedhe dy anetare te qeverise Keshillin Federal qe vepron si nje presidence per vendin. Por edhe ekspertet zvicerane te ketyre ceshtjeve tashme kane hequr dore nga tentativa per tu shpjeguar te huajve sistemin e cuditshem politik te vendit.
Keto dite zviceranet jane te perfshire nga nje ethe e cuditshme qe eshte duke u pasqyruar edhe ne faqet e para te gazetave dhe ekranet e TV. Ata qe vijne per vizite ne kete vend e kane te veshtire qe te kuptojne se perse behet fjale dhe cili eshte shkaku i gjithe ketij entuziazmi. Sigurisht qe kuptohet lehtesisht se behet fjala per zgjedhje dhe nje gare shume te ngushte mes nje fare Karin Keller-Sutter dhe Johann Schnieider-Ammann dhe behet fjale per ceshtjen nese duhet apo jo qe ne qeveri te shtohet edhe nje grua tjeter e peste apo qe ne te te bejne pjese dy anetare qe vijne nga i njejti kanton Berna Por edhe po te degjojne nje gje te tille te huajt serish nuk do te arrijne te kuptojne shume.
Kur Parlamenti zviceran zgjodhi dy anetare te rinj te qeverise te merkuren e kaluar ne pjesen tjeter te Europes ajo ceshtje nuk do te lere asnje gjurme dhe nuk do te vihet re. Zvicra njihet si nje vend qe eshte shume i dhene pas referendumeve vend ne te cilin jane qytetaret ata qe thone fjalen e fundit per ceshtjet me te rendesishme qe kane te bejne me ta. Po kush qeveris aktualisht ne kete vend
Rreth tre vjet me pare nje gazete gjermane shkruan nje artikull me titull Zvicra qeveriset nga Kazanova ishte nje artikull i bazuar ne nje raport te AP ne te cilin thuhej se Kancelarja e re e Bernes ishte Corina Casanova. Ndryshimi i madh ne kete rast eshte se nje kancelar ne Zvicer nuk ka te njejtat atribute sic ka te themi Kancelari ne Gjermani. Ne Zvicer kancelari eshte thjesht shef stafi i qeverise.
Zviceranet nuk e konsiderojne nje injorance te tille te shprehur ne artikullin gjerman si nje fyerje por thjesht si nje fakt jetesor. Historiani Urs Altermatt eksperti me i njohur ne vend ne lidhje me sistemin qeverises te Zvicres thote se ai tashme ka hequr dore nga perpjekjet per tu shpjeguar te huajve sistemin qeverises te vendit te tij. Loja politike e pushtetit ne Zvicer eshte nje loje qe ne fakt vetem zviceranet mund ta kuptojne. Ja per se behet fjale shkurtimisht ne rastin konkret dy nga shtate vendet e Keshillit Federal ne qeverine e Zvicres jane vende vakante. Sigurisht qe ato nuk kane ndonje ndikim apo rol te madhe ne orientimin politik te vendit por individet qe do te vendosen ne keto vende do te qendrojne aty per vite me radhe dhe zakonisht kjo zgjat deri ne momentin qe ata vendosin te dorehiqen vete. Per zviceranet nje situate e tille eshte shume e ngjashme me ate te nje telenovele personazhet e preferuara te se ciles jane ne prag te zevendesimit me aktore te tjere. Qeveria zvicerane i ngjan nje komune te krahut te majte qe eshte shume e perkushtuar per arritjen e konsensusit ne ceshtjet e vendimmarrjes. Qeveria perbehet nga shtate anetare te barabarte te njohur si keshilltaret federale te cilet se bashku qeverisin vendin. Deri te merkuren ky kabinet perbehej nga 3 gra dhe 4 burra. Secili nga keshilltaret federale ka ne ngarkim nje departament ekzekutiv dhe jane pikerisht keta 7 anetare qe votojne ne lidhje me te gjitha vendimet. Nuk ka nje kryetar ose ndonje person qe te kete i vetem gjithe pushtetin. Jane shtate persona qe kane te njejten fuqi dhe ndajne te njejtat pergjegjesi. Zyra e Presidentit qe njeri prej tyre me rrotacion e merr nje here ne vit eshte ne fakt nje zyre qe mban nje post ceremonial. Keshilli i Federates eshte ne fakt nje kryesi shteterore kolektive ndash nje President qe ndahet ne shtate pjese nese do ta quanim keshtu.
Zvicra eshte nje vend Kushtetuta e te cilit eshte hartuar ne menyre te tille qe te parandaloje cdolloj koncentrimi te pushtetit. Per zgjedhjen e anetarit te Keshillit te Federates ekzistojne nje teresi rregullash. Te gjitha rajonet e vendit duhet qe te perfaqesohen sekset duhet qe te jene ne proporcion te drejte dhe nese eshte e mundur duhet qe te kete anetare qe perfaqesojne te tre komunitetet gjuhesore te vendit gjermanisht frengjisht italisht. Duhet gjithashtu qe te kete nje perfaqesim te te gjitha partive sepse ne nje demokraci konsensuale te gjitha pushtetet politike qeverisin se bashku. Megjithate ka pasur diferenca ne opinione mes paleve te ndryshme ne lidhje me proporcionet aktuale qe kur populisti i qendres se djathte Christoph Blocher i Partise Popullore Zvicerane u zgjodh ne Keshillin Federal ne vitin 2003 dhe nuk u rizgjodh 4 vjet me pas.
Kete vit aktualisht jane liberalet e Demokrateve te Lire dhe socialdemokratet e qendres se majte ata qe do te zevendesojne perfaqesuesit e tyre ne ikje. Kjo do te thote se perfaqesuesit e ketyre partive do te kene nevoje per mbeshtetjen edhe voten e anetareve te Parlamentit. Gara eshte pak shume e gjate dhe media cdo dite referon se cili nga kandidatet eshte ne vend te pare sipas sondazheve te fundit dhe cili ka pasuar renie apo ngritje per arsye nga me te ndryshmet. Eumlshte ne fakt per vendasit nje ritual simpatik dhe terheqes dhe megjithate rrallehere ka ekzistuar nje pakenaqesi me e madhe se ajo aktuale ne lidhje me sistemin e qeverisjes ne vend. Gjate viteve te fundit zviceranet kane perjetuar nje sere krizash te tilla si grabitjen e dy qytetareve te saj ne Libi apo sulmin nderkombetar qe iu be ligjit te sekretit bankar me te rendesishmit te bankave zvicerane. Ka pasur nje sere kritikash te ashpra kunder qeverise dhe menyres se qeverisjes dhe mbi te gjitha reagimeve te saj perkatesisht kunder Libise dhe Bashkimit Europian. Keshilltaret federale jane akuzuar per diletantizem. Sistemi i bazuar mbi konsensusin nuk funksionon me si dikur sepse Zvicra tashme eshte shume e polarizuar ne dy kampe te medha ate te qendres se djathte dhe te qendres se majte. Aktualisht atmosfera politike duket shume e helmatisur. Keshilltari federal Moritz Leuenberger anetar i socialdemokrateve ka ngritur vazhdimisht pyetjen kush e qeveris Zvicren Po ai vete a eshte ne gjendje qe ti pergjigjet nje pyetjeje te tille Sigurisht thote ai. Jane votuesit ata qe qeverisin. Sipas Kushtetutes ata jane pushteti suprem dhe kjo eshte e vertete edhe ne sensin politik. Ai e di mire se ne Zvicer nuk eshte qeveria ajo qe ka fjalen e fundit por jane qytetaret ata qe qeverisin permes shtrimit te shume ceshtjeve te ndryshme ne referendume.
Leuenberg ka qene ne Keshillin Federal per 15 vjet dhe eshte shef i Departamentit te Ambientit Transportit Energjise dhe Komunikacioneve. Nje nga karakteristikat e sistemit zviceran te qeverisjes eshte qendrimi per nje kohe te gjate i shtetareve te larte ne ate detyre. Dhe kjo eshte nje nga shenjat e stabilitetit dhe qendrueshmerise se vete sistemit. Ata mund te mos njihen ne shkalle nderkombetare por per sa u perket ministrive te caktuara europiane ata jane shume te njohur ne to dhe kane punuar me disa ministra ne nje hark kohor shumevjecar. Nje minister zviceran rri aq gjate ne detyre sa te kaloje me radhe disa ministra pra homologe te nje vendi tjeter. Nje pjese e madhe e zviceraneve jane mbeshtetes te sistemit ne te cilin te gjitha partite gjejne nje konsensus ne qeverisjen e vendit dhe per ceshtje te caktuara. Sot ka nga ata faktore politike apo publike qe jane per te shtuar numrin e keshilltareve qe qeverisin vendin nga shtate ne nente. Ka edhe propozime qe jane per nje shkurtim te afateve te tyre qeverisese. Por nese do te behen ndryshime te medha dhe te menjehershme atehere situata mund te destabilizohej dhe ne fund te fundit Zvicra eshte ajo qe eshte pikerisht fale stabilitetit te saj dhe mbi te gjitha nuk eshte shquar kurre si nje prodhuese revolucionesh.