Marrëveshje për hekurudhën me Malin e Zi

Qeveritë e të dyjave vendeve do të ndërtojnë një stacion të përbashkët në Tuz të Malit të Zi, për të mundësuar rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Marrëveshja në fjalë u firmos në Podgoricë nga ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai malazez Andrija Lompar. Përmes vendit fqinj në itinerarin Elbasan-Durrës-Bajzë, Tuz, hekurudha shqiptare kryen një volum shkëmbimesh prej rreth 300 mijë ton, sasi kjo që e bën aksin hekurudhor Vorë-Bajzë, aksin më rentabël nga pikëpamja ekonomike.
Në takimin e tyre, dy homologët kanë diskutuar edhe për ngritjen e një grupi të përbashkët për adresimin e problemeve të Liqenit të Shkodrës dhe thellimit të mundshëm të shtratit të lumit Buna dhe të liqenit ujor Shkodër-Virpazar.
Gjithashtu, është rënë dakord për përshpejtimin e punimeve në aksin rrugor në Hot-Tamarë-Vermosh në territorin shqiptar dhe Plavë-kufi në territorin malazez, duke i dhënë kësaj rruge një karakter ndërshtetëror. Me përfundimin e kësaj rrugë ky aks do të jetë më i shkurtri për të lidhur zonat e Plavës dhe Gucisë, përmes territorit shqiptar me Podgoricën./Start/
2012-08-04 18:58