Meta: E paralajmerova Ramen per Kushtetuten Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta tha dje se qendrimet e mbajtura nga kjo force politike ne lidhje me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor ne vitin 2008 kane qene ne funksion te interesave te vendit. Ne takimin e zhvilluar dhe me te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim ne aktivitetin rinor te zhvilluar ne Jale, kreu i LSI-se ka theksuar se ne ate kohe qe ka paralajmeruar kryesocialistin Edi Rama per problemet qe sillte ndryshimi i Kushtetutes. “Sot ata qe bene Kodin thone qe e bene gabim, por ne fakt ne e thame kete para se ata ta benin nje gje te tille. Sot ata qe nxiten ndryshimet kushtetuese ne menyre jotransparente thone qe i beme gabim, por ne fakt ne u thame perpara se t’i benin dhe nuk i moren ne konsiderate sugjerimet tona”, tha dje gjate takimit me te rinjte kreu i LSI-se, Ilir Meta. Duke folur per pendesen e kreut te PS-se Meta ka theksuar se LSI-ja ka mbajtur qendrime parimore ne momentet kryesor te zhvillimeve politike. “LSI-ja ka mbajtur qendrimet me te kristalta ne momentet me kritike te demokracise, te jetes politike, te stabilitetit te vendit, kur ai eshte vene ne pikepyetje nga faktore te caktuar”, tha Meta. Ne lidhje me kerkesen e kryetarit te PS-se, Edi Rama per ndryshimin e Kushtetutes, kreu i LSI-se dhe drejtues te tjere te kesaj force politike kane mbajtur qendrime te prera kunder. Ne deklaratat e meparshme politike, Meta ka argumentuar se Kushtetuta nuk mund te ndryshohet sa here qe ndryshon skenen politike ne vend. Sipas tij, debatet te tilla nuk i sherbejne forcimit te institucioneve dhe konsolidimit te tyre. Ne takimin e zhvilluar dje ne bregdetin e Jales, Meta ka folur dhe per organizimin e forces politike qe ai drejton dhe te forumit rinor. Ai ka theksuar se pas rezultatit pozitiv qe arriti forumi rinor ne zgjedhjet e 8 majit, duhet te kete investime per te pasur rezultate pozitive edhe ne zgjedhjet e ardhshme. “Investojme per ta shumefishuar kontributin e LRI-se, per te rritur perfaqesimin e LRI-se. Sic eshte sot bilanci i perfaqesimit ne keshillin bashkiak te Tiranes shpresojme te jete bilanci edhe ne perfaqesimin ne parlament ne vitin 2013”, perfundoi deklaraten e tij kryetari i LSI-se. Takimi i zhvilluar dje ne Jale me te rinjte e LRI-se ka pasur si qellim edhe organizmin e festes per pranimin e LRI-se ne Unionin Nderkombetar te te Rinjve Socialiste, nje organizate qe perfshire forumet rinore partive te majta ne gjithe boten.