Marrëveshje për lejimin e kamionëve rusë me ndihma

Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me Rusinë për lejimin e kamionëve rus me ndihma për serbët në veriun e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Baroneshës Chatherine Ashton Maja Kocijancic për agjensinë Tanjug.
“Kemi arritur marrëveshje që të sigurojmë se karvani me ndihma do të arrijë në destinacion”, ka thënë Kocijancic.
Ajo ka thekson se Baronesha Ashton është në kontakt me të gjithë palët, dhe se marrëveshja do të implementohet shumë shpejt.