Marrëveshje për linjën 400 kV Tiranë-Prishtinë
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Bernd Borchardt.
Për sa i përket marrëveshjes “Linja Unazore 110 kV në Jug të Shqipërisë”, synohet përmirësimi i efikasitetit të energjisë, ndërsa për projektit tjetër, synohet të ndërtohet një linjë transmetimi 400 kV që do të lidhë Tiranën me Prishtinën. Gjatësia e përgjithshme e linjës arrin 240 km. Krahas kësaj do të financohen e masat e nevojshme zgjeruese veçanërisht në nënstacionin e Kasharit.
Të dy projektet së bashku arrijnë vlerën e 91 milionë eurove dhe janë pjesë e fondit më të madh vjetor të miratuar (2009) deri më tani prej Republikës Federale të Gjermanisë Republikës së Shqipërisë në një vlerë të përgjithshme prej plot 130 milionë eurosh.