E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Kosova partner në bashkëpunimin rajonal

Deklarata e zj. Ashton erdhi gjatë një takimi që zhvilloi dje me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd. Sipas BBC-së, Ashton ka theksuar se dallimet që ekzistojnë rreth Kosovës nuk duhet të ngadalësojnë zgjidhjet e problemeve aktuale.

"Kosova duhet të bëhet patjetër partner në bashkëpunimin rajonal", ka thënë Ashton, duke shtuar se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të vendeve anëtare, BE si tërësi e shikon rajonin me të ardhme evropiane.

Ndërkohë, në një komunikatë të presidentit serb Boris Tadiç thuhet se në bisedimet me Ketrin Ashton kanë dominuar çështjet e integrimit të Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe situata në Kosovë.

Tadiç ka përsëritur qëndrimin se Beogradi kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si dhe ka shtuar se "plani për integrimin e veriut të Kosovës" është kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›