E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti "South Stream", Gazprom-i ftesë Rumanisë

Ministri rumun i Ekonomisë Adriean Videanu u shpreh sot se gjigandi i gazit rus Gazprom ftoi kompaninë shtetërore rumune të transportit të gazit Transgaz të marrë pjesë në projektin e gazsjellësit ruso-italian South Stream.
"E di se Transgaz-it i është bërë një ftesë", deklaroi ministri një ditë pas vizitës në Rumani të zëvendës presidentit të Gazpromit, Alexander Medvedev.
Ndërsa grupi rus njoftoi se Rumania "ka konfirmuar interesimin për të marrë pjesë në gazsjellësin South Stream". Kompania ruse ka nënshkruar deri tani marrëveshje qeveritare me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Greqinë dhe Slloveninë dhe parashikon të arrijë së shpejti një marrëveshje me Austrinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›