Centrali bërthamor, ende një projekt
18/02/2010 Ministri DritanPrifti deklaron se nuk ka asgjë konkrete për energjinë alternative
Prifti: Ndërprerjet e energjisë, jo në bazë grafiku. Shkak remontet e linjave
Pavarësisht deklaratave se Shqipëria do të kthehet në një superfuqi energjetike, ku pjesë e saj do të jetë edhe një central bërthamor, ndërtimi i tij mbetet ende në kuadër të projekteve. Lajmi u bë i ditur dje nga ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, i cili gjatë një takimi me homologun e Malit të Zi, theksoi se gjithçka është ende në kuadrin e projekteve dhe nuk ka asgjë konkrete. Por duke iu referuar debateve që u përhapën për ndërtimin e këtij centrali në Shkodër, ministri hodhi poshtë gjithçka, pasi nuk ka ende asnjë vendim. Sipas tij, nuk ka ende një ide të saktë për të vënë në zbatim këtë nisëm, pavarësisht se projekti në fjalë ka 3 vjet që debatohet. “Nuk ka ende një projekt konkret për ndërtimin e centralit, as në Shkodër dhe as në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë. Jemi ende në fazën e hartimit të kuadrit ligjor, i cili do të na çojë në realizimin e projektit në të ardhmen”, deklaroi Prifti. Përveç këtij projekti ministri i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për ndërprerjet e shpeshta të energjisë gjatë këtyre ditëve. Në shpjegimin e tij ministri Prifti e pranoi situatën, por mohoi që ato të jenë kufizime në bazë grafiku. Sipas tij, ka ndërprerje që nisin nga 1 deri në 3 orë në ditë, por ato ndodhin si pasojë e defekteve sporadike të ndodhura në linja apo transformator. Gjatë këtyre ditëve të fundit situata hidrike është në nivelet më të mira të mundshme, por shumë zona të vendit vuajnë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë, gjatë këtij takimi nuk është lënë pa përmendur nisma e Kryeministrit Berisha, për të shndërruar Bunën në një lum të lundrueshëm. Sipas zyrtarëve, dy vendet janë në fazën e gjetjes së donatorëve për realizimin e këtij projekti.
Hidrocentrali i Ashtës, ndërtimi në mars
Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës, një prej projekteve më të mëdha energjetike të viteve të fundit do të nis në muajin mars. Lajmi u bë i ditur nga kompania austriake që ka marrë përsipër realizmin e projektit “Verbund”. Kjo kompani do nisë në fillim të marsit 2010 punimet për ndërtimin e hidrocentralit më të madh Matrix në Shqipëri. Projekt kompania “Energji Ashta” ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për fillimin e punimeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë. Investimi arrin në shumën e 160 milionë euro dhe HEC-i i Ashtës do të ketë një kapacitet prodhues që do të furnizojë me energji 100 mijë familje shqiptare.