E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë e të pastrehëve, si aplikohet për shtëpi

18/02/2010 Përfituesit mund të marrin 100 për qind të vlerës së shtëpisë. Norma e kredisë 3 për qind

Të gjithë ato familje që duan të marrin kredi preferenciale për të blerë shtëpi me kosto të ulët duhet të garantojnë një kolateral që të mbulojë 140 për qind të vlerës së apartamentit të blerë. Pavarësisht se për këto familja norma e interesit që do të paguhet është vetëm 3 për qind dhe me afat maturimi 30-vjeçar, kushtet për ta përfituar kredinë fiske ashtu si për aplikuesit e tjerë.

Sipas Ministrisë së Transporteve, përcaktohet se diferenca që rezulton midis vlerës së banesës dhe shumës që krediton banka, paguhet në mënyrë të menjëhershme nga familja. “Për secilën familje, banka llogarit shumën totale të përafërt të subvencionit për të gjithë jetëgjatësinë e projektit, e cila i njoftohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo shumë nuk mund të jetë më e madhe se 100 për qind e vlerës së banesës së blerë”, thuhet në udhëzim. Qeveria ka vendosur që për çdo qytet, kufiri maksimal i kreditimit që mbulohet nga faza e parë e projektit, do të jetë sipas strukturës së familjes. Në rast se familja kërkon të kreditohet për një vlerë më të madhe, diferenca e kredisë paguhet me interesin e bankës. Ndërkohë, sipas udhëzimit të qeverisë, e drejta e shlyerjes së kredisë, nuk mund t’i kalojë një personi tjetër.

Në rastin kur familja gjen një apartament me një strukturë më të vogël nga ajo që i takon, vlera korresponduese e kredisë i referohet vlerës faktike të apartamentit që gjen familja. Kështu, nëse apartamenti që ajo ka gjetur në treg vlerësohet 3,500,000 lekë, ajo përfiton një kredi në masën prej 2,250,000 lekësh. Cilat janë mundësitë e saj: Familja vë në hipotekë apartamentin dhe përfiton një kredi prej 2,250,000 lekësh; familja vë në hipotekë një pasuri tjetër (p.sh. apartamentin e prindërve) më të lartë dhe përfiton një kredi në masën prej 3,000,000 lekësh. Kjo familje nuk mund të pretendojë për një kredi në masën që do t’i takonte sikur të blinte një apartament me strukturë 2+1. Në të gjitha rastet masa e kredisë llogaritet si përqindje ndaj vlerës faktike të apartamentit të blerë në treg. Niveli minimal i të ardhurave mujore të familjes është indikativ dhe është në vartësi të shumës së kredisë dhe kushteve specifike me të cilën negociohet me bankën. Kështu, nëse familja gjen një apartament me vlerë më të vogël nga kufiri maksimal i përcaktuar për vlerën e banesës, edhe niveli minimal i të ardhurave do të ulet. Tashmë ky proces ka nisur dhe pritet që brenda këtij viti një pjesë e familjeve që kanë aplikuar të përfitojnë kredi.

Procedura në rast mos pagesë

Në rast se familja për shkaqe të papritura nuk mund të vazhdojë me shlyerjen e kredisë, njofton brenda një muaji nga krijimi i situatës së paparashikuar bankën dhe bashkinë përkatëse. Për çdo rast bëhet vlerësimi i shumës së shlyer nga familja, subvencionit që ajo ka përfituar nga shteti dhe pjesës së ngelur të kredisë. Në marrëveshje midis bankës, familjes dhe bashkisë, mund të jepet njëra prej zgjidhjeve. Së pari, familja mund t’i kalojë të drejtën e shlyerjes së kredisë një familjeje tjetër, që është në listën e bashkisë dhe përmbush të njëjtat kritere për përfitimin dhe shlyerjes së kredisë.

Vlera

Me vlerë banese kuptohet vlerësimi që bëhet sipas procedurave të bankës. Vlera e banesës mund të ndryshoje nga çmimi me të cilin është ofruar për shitje. Çmimi maksimal me të cilin një familje mund të blejë banesën në tregun e lirë.

Monedha

Përfituesit do ta marrin kredinë vetëm në lekë. Ndërkohë që për këtë kredi do të paguhet komision angazhimi në masën 1%, dhe norma e interesit është bono thesari 12-mujore + 2.2% (nga të cilat, qytetari paguan vetëm 3%)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›