E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për mbajtje të zgjedhjeve lokale në veri?

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se është arritur marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Këto zgjidhje, siç njofton B 92, duke ju referuar deklaratës së Thaçit, do t’i organizojë OSBE.

Zëvendësi i Zyrës për Kosovën e njëherësh kryetar ilegal i komunës së Mitrovicës Kërstimir Pantiq përgënjeshtron të jetë arritur kjo marrëveshje.

"Nëse komunat nga veriu integrohen në sistemin e Kosovës... ky assesi nuk është kompromis. Ky është pranim shantazhi në diktatin e Brukselit. Serbia nga Kosova do t’i bojkotojë këto zgjedhje, ashtu siç kanë qenë të qartë në referendumin e vitit të kaluar dhe po me atë përqindje do të bojkotojnë zgjedhjet të cilat, eventualisht, do t’i organizonte Prishtina. Nën përkujdesjen e OSBE-së apo të cilësdo organizatë”. Thoë Paniq.

Ai thekson se e vetmja zgjidhje për komunat serbe në Kosovë mund të gjendet në kuadër të platformës së Tomislav Nikoliqit.

"Ky dokument është obligues për të gjithë, përfshirë edhe kryeministrin, zotëriun Daçiq", totë Pantiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›