E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e krimeve heton faturat e KEK-ut

Për dy ditë me radhë në Prishtinë janë regjistruar protesta nga qytetarë që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me faturat e pagesës së energjisë elektrike.

“Pas ankesës së tyre në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë, Policia e Kosovës ka iniciuar një procedurë hetimore paraprake”, la bënë të ditur Polica e Kosovës në një komunikatë për media.

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit na bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë iniciuar një procedurë hetimore paraprake dhe varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren veprime konkrete në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›