E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën dhe Serbinë

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, të mërkuren do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në rajon. Ai me këtë rast pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Kjo viztë pritet t’a konfirmojë edhe njëherë qëndrimin që ka Gjermania për dialogun Kosovë-Serbi dhe rëndësinë e tij në zgjidhjen e çështjes së veriut.

Gjermania e cila kohëve të fundit, ka pasur një qëndrim kritik ndaj Misionit për Sundim të Ligjit, EULEX, pritet që do t’i japë mbështetje shefit të ri të Eulexit, gjermanit Bernd Borchardt.

Kohëve të fundit, zyrtarë të lartë të Gjermanisë kanë dhënë deklarata rreth  kushteve që Serbia duhet t’i plotësojë karshi Kosovës, para nisjes së negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian. Në mesin e tyre, shpërbërjen e strukturave paralele në veri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›