E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për sigurimet mes “Piraeus Bank” e “Victoria General Insurance Company”



“Piraeus Bank” në vijim të strategjisë së saj për zgjerimin e aktivitetit në fushën e sigurimeve, njofton se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Victoria General Insurance Company” s.a., pjesë e kompanisë “Ergo International” në Greqi dhe anëtare e grupit gjerman “Group Munich Re” në fushën e sigurimeve - për implementimin e një bashkëpunimi ekskluziv 10-vjeçar në fushën e sigurimeve të përgjithshme. “Munich Re” është kompania lider në rang ndërkombëtar në fushën e sigurimeve, ndërsa krahu i saj “Ergo” kryeson tregun e kompanive të sigurimit në Gjermani. “Victoria General” ka drejtuar operacione të ndryshme biznesi në Greqi që prej vitit 1989 dhe fitimi i kësaj kompanie ka shënuar 72.2 milionë euro në vitin 2008. Të dyja palët kanë rënë dakord që “Piraeus bank” do të jetë distributori i tyre në fushën e sigurimeve për dekadën e ardhshme nëpërmjet rrjetit të degëve të kësaj banke në Greqi, ku do të ofrohen produktet e “Victoria General Insurance Company” s.a., së bashku me menaxhimin dhe përmirësimin e këtyre produkteve. “Piraeus Bank” ka bashkëpunuar me “Victoria General” që prej vitit 2005, por jo në mënyrë ekskluzive. Marrëveshja e re e ndërtuar mbi bashkëpunimin e frytshëm mes dy palëve do ta ngrejë në një nivel më të lartë bashkëpunimin në biznes mes palëve. Marrëveshja 10-vjeçare e bashkëpunimit konsiderohet me avantazhe për të dyja palët e përfshira në të. “Pireaus Bank” rinovon një bashkëpunim me një kompani prestigjioze ndërkombëtare dhe gjithashtu sjell produkte të sigurta në fushën e sigurimeve për klientët e saj. “Ergo International”, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, “Victoria General Insurance Company” s.a. në Greqi riafirmon bashkëpunimin me grupin financiar “Piraeus Bank Group”, që ka një pozicion lider në këtë vend dhe mbi të gjitha ofron një prej rrjeteve më të mira dhe më të gjera me degët e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›