Marrëveshjet do të respektohen

Ai me ministrin Hejg ka biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, zgjidhjen e Problemit të Kosovës por dhe bashkëpunimin bilateral në mes dy shteteve, shkruajnë mediet serbe.
“Biseda ishte shumë konstruktive dhe për dallim nga disa takime të mëhershme në të cilat dominonin tema të ndërlidhura me rrugën tonë evropiane dhe marrëdhëniet me Prishtinën, kësaj here jemi pajtuar që Britania e madhe dhe Serbia duhet t’i ngrisin marrëdhëniet e tyre bilaterale në planin e shkëmbimit të malli dhe të luftës kundër krimit”, ka thënë Daçiq.
Ai i ka përcjellë Hejgut qëndrimin e Qeverisë së re të Serbisë se ajo do të vazhdojë rrugën evropiane por edhe do të insistojë në respektim rigoroz të të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën.
“Gjërat duhet të jenë të qarta, nuk duam t’i gënjejmë as bashkësinë ndërkombëtare dhe as popullin tonë. Marrëveshjet që janë arritur duhet të respektohen dhe jo si deri më tani kur merreshim vesh njëherë ndërsa më vonë i binte krejt ndryshe”, ka thënë Daçiq.