Idrizi Kushtetuesja te nderprese regjistrimin me vetedeklarim te kombesise
Gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Njësinë Bashkiake nr. 3 në Tiranë, kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të ndërpresë procesin e regjistrimit të popullësisë me bazë vetëdeklarimin e kombësisë, si pjesë e procesit të nisur dy ditë më parë kundër ndërrimit të kombësisë.
Z. Idrizi përshëndeti nisjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e abuzimit me ndërrimin e kombësisë. “Ne kemi besim të plotë në institucionet e drejtësisë dhe akoma më shumë në Gjykatën Kushtetuese, se do të jetë e paanshme dhe e drejtë në vendimin e saj. Ne mendojmë se në thelb të këtij kontestimi kushtetues, qëndron papërcaktueshmëria e plotë ligjore e konceptit të kombësisë. Pa një përcaktim të plotë të tij nëpërmjet amendimeve ligjore, s’mund të ketë proces regjistrimi të popullsisë. Regjistrimi nuk mund të bëhet thjesht dhe vetëm mbi bazën e deklarimit individual. Nuk është vetëdeklarimi individual e drejtë kushtetuese, por vetëdeklarimi i dikujt që objektivisht është pjesë e një pakice etnike.” – tha z. Idrizi.
Për këtë arsye, ai i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, “që si masë sigurie, derisa tëmarrë vendimin, apo dhe si pjesë e vendimit të saj të parashohë ndërprerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë me bazë vetëdeklarimin e kombësisë. Ky proces mund të vazhdojë, vetëm pasi të bëhen amendimet e duhura në ligjin për regjistrimin e popullsisë që të parashohin “vetëdeklarimin e popullsisë të mbështetur mbi dokumenta objektive që e vërtetojnë kombësinë e një individi”.”
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet beson se abuzimet me ndërrimin e kombësisë duhet të marrin fund, si një fenomen që vjen si pasojë e presioneve të vazhdueshme ekonomike dhe njerëzore nga qarqe të caktuara nacionaliste të vendit fqinj. Ndërrimi i kombësisë në gjykatat shqiptare nuk ka asnjë vlerë faktike për legjislacionet e vendeve të tjera, por bëhet vetëm dhe vetëm për të arritur në realizimin e një projekti antishqiptar. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar që në fillim që këto raste të marrin fund dhe do të mbështesë fuqimisht çdo kërkesë që ruan dinjitetin e shqiptarëve.” – tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Presidenti i Nderit, z. Tahir Muhedini deklaroi përpara qindra mbështetësve të PDIU-së në Njësinë nr. 3, se do të PDIU do të mbështesë çdo nismë që sjell më afër zgjidhjen e çështjes kombëtare. “Ndaj ju ftoj të gjithëve që të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet sepse ne jemi një parti kombëtare, që ruajmë dinjitetin dhe vlerat e shqiptarisë” - tha z. Muhedini.