Basha Asgje nuk do te na ndale per ta bere Tiranen metropol europian
Kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka paraqitur platformen e tij për zhvillimin urban të Kryeqytetit, në një takim me arkitektë dhe urbanistë, me pedagogë dhe studentë të arkitektures dhe planifikimit urban. Në qendër të investimeve të mëdha infrastrukturore dhe fitimin e hapësirave publike, për Lulzim Bashën qëndron respekti për pronen private.
“Propozimi im është hartimi i planit urbanistik të Tiranës dhe paraqitja e tij, jo më vonë se shkurti i vitit 2012. Ky plan, do të harmonizojë këto interesa të zhvillimit; të individit më të thjeshtë, të vogëlushit, të prindit, deri tek interesat e zhvillimit të korporatave të mëdha, të punëdhënësve të mëdhenj të Tiranës. Unë propozoj bashkëvendimmarrje totale me të gjithë qytetarët e Tiranës për miratimin e këtij plani. Bashkëvendimmarrje, e cila në optikën time nuk ka pse të mos marrë edhe formën e një referendumi qytetar për planin e përfunduar sipas kritereve, parimeve bazë që sot udhëheqin plane të tilla në të gjithë Evropën. Me pjesëmarrjen e plotë, deri në këtë fazë, të gjithë ekspertëve, duke përfshirë të nderuar pedagogë, duke përfshirë të nderuar studentë, edhe mendimin tuaj në çdo fazë të hartimit. Në këtë plan, ne do të bëjmë realitet Tiranën evropiane që nis nga pragu i derës së çdo qytetari, dhe jo Tiranën që nis nga emra të ndryshëm evropianë që mund ti vendosim qendrës. Do të kemi një plan ku çdo lagje e Tiranës, çdo zonë e Tiranës, ka mundësinë të ketë qendrën e vet qytetare, do të ketë pra, jo vetëm qendër banimi, por do të ketë shkolla, kopshte dhe çerdhe. Do të ketë hapësira të mjaftueshme për rrugë të standardeve evropiane, përsa sa i përket dimensionit të këtyre rrugëve, sa i përket nëntokës së këtyre rrugëve, pra ujësjellës kanalizimeve, sa i përket trotuareve dhe ndriçimit. Do të ketë hapësira publike të mjaftueshme të gjelbërta, hapësira publike për të ndërtuar qendra sociale për moshën e tretë, për të ndërtuar qendra multifunksionale për rininë. Që të bëjmë këtë, ne duhet patjetër të nisim menjëherë punën për infrastrukturën e munguar, Unazën e Madhe, si një domosdoshmëri për konektivitetin, për ndërlidhjen brenda qytetit të Tiranës, për të reduktuar trafikun, për të reduktuar koston e tij, karburantin, kohën e humbur, oportunitetet e humbura nga personat, mallrat dhe shërbimet. Paralelisht, në Unazën e madhe do të nisë puna për të gjithë sistemin kapilar të rrugëve, rrugët kryesore, rrugët sekondare, vendparkimet, rrjetin këmbësor, apo biçikletave, por edhe rrjetin e transportit publik të Tiranës. Dhe pjesë e rrjetit të transportit publik të Tiranës që sot është një gangrenë e vërtetë, do të jetë domosdoshmërisht tramvaji. Tramvaji në aksin Kinostudio-Kombinat do të jetë pririoritet absolut i axhendës time që në vitin e parë, dhe pas kësaj, edhe të linjës Bregu i Lumit- Selitë. Dy janë parimet kryesore në këtë drejtim. E para, respekt i plotë për pronën private, për cdo centimetër katror të pronës private, dhe së dyti, rifitimi i hapësirave publike në mënyrë që të mos kemi më pallate ngjitur me njëri tjetrin, dhe hapësira të gjelbërta që zhduken. Dy do të jenë parimet e trajtimit të pronës private; shpronësim me vlerë e tregut për ndërtimet e mëdha infrastrukturore sic është Unaza e Madhe dhe e dyta formula e transforimit të së drejtës së zhvillimit në hapësira të reja që do të krijohen ose brenda quartaleve, ose në arteriet e reja të zhvillimit që ne propozojmë, sic janë ato përgjatë lumit të Tiranës, apo në aksin e ri nga stacioni aktual i trenit tek Bregu i Lumit. Ne duhet menjëherë të nisim shumëfishimin e hapësirave të gjelbërta, brenda lagjeve dhe në Tiranën metropolitane në tërësi dhe për këtë unë kamë propozuar krijmin e një mushkrie të re të Tiranës, dhe koridorin rekreativ të Tiranës, si dy ndërhyrje masive në rigjelbërimin e qytetit tonë. Për këtë, bashkëpunimi me komunat fqinje është i domosdoshëm dhe këtu shikoni të projektuar një prej ideve për liqenin e Paskuqanit, i cili ndodhet në vazhdim të korridorit Stacioni i Trenit-Bregu i Lumit. Do të kenë një investim publik që është Unaza e madhe, në të cilën ne po kështu, kemi futur dhe elementët rekreativë një kaskadë funksionale, një fashë e gjelbër, njësi shërbimi rekreative përgjatë shëtitores. Nëse ne i përvishemi punës, siç do ti përvishemi, për të ndërtuar Tiranën evropiane nga lagjet e Tiranës, nga nëntoka e këtyre lagjeve nga ujësjellës kanalizime, nga rrugët e reja, nga parqet, nga gjelbërimi, nga shkollat, kopshtet, cerdhet dhe krijimi i elementit qytetar në cdo cep të Tiranës, atëherë jemi në rrugë të mbarë dhe atëherë ju siguroj se nuk ka forcë të na ndalojë, sic nuk na ndaloi dot në rrugën Durrës-Kukës, sic nuk na ndaloi dot për vizat. Nuk ka forcë ta ndalojë këtë lloj zhvillimi të Tiranës”, u shpreh kandidati për kryebashkiak, Lulzim Basha.
Po sot, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, Basha ka shprehur angazhimin e tij për ngritjen e një parku për biznesin fason, ku pervecse do të prodhohet, edhe do të ekspozohen dhe shiten prodhimet shqiptare. Gjatë vizitës në një fabrikë fasone, e cila me hapjen e një linje të re parashikonte të punësonte rreth 60 punonjës, Basha tha se bashkia e drejtuar prej tij do të krijojë të gjitha lehtësirat në menyrë që të nxitet biznesi dhe të ulen cmimet. Lehtësira të vecanta bashkia parashikon për gratë në marrdhenie pune
“Ne do të krijojmë një park në Tiranë, si kudo tjetër tashmë në Ballkan, ku prodhohet por dhe ekspozohet prodhimi, dhe shitet prodhimi. Për gratë në marrdhënie pune, do të ketë një marrëdhënie të vecantë. Duke filluar nga vera tjetër, bashkia do të financojë shkolla dhe kopshte verore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve, janë në marrëdhënie pune. Do të shqyrtojmë një paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune, në mënyrë që nëpërmjet tarifave të reduktuara, shërbimeve ekstra, t’u vihet atyre sadopak në ndihmë. Ky qytet ka nevojë imediate, të menjëherëshme për punësim dhe unë si kryebashkiak angazhohem ta bëj punësimin pririoritetin tim numër 1. Unë uroj që kjo linjë që hapet sot, hapja e 50-60 vendeve të reja pune, të jetë fillimi i dickaje që do të ndodhë në të gjithë qytetin. Unë do të përpiqem me mish e me shpirt të punoj për ju, për fëmijët tuaj, për burrat tuaj dhe për qytetin, dhe do të merrem vetëm me këtë punë”, tha Lulzim Basha.