E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrim përgjigjen zyrtare - Reporterët pa Kufi kanë një Shqipëri vetëm një burim klandestin

Pas një korresondence zyrtare me organizatën që ka nxjerrë indeksin për lirinë e shtypit, mësojmë se organizata ka vetëm një burim kandestin në Tiranë, emrin e të cilit refuzon ta bëjë publik. Klandestini ka dhënë shifrat e veta dhe prej stomakut të tij ka dalë edhe raportimi i pavërtetë për lirinë e shtypit në Shqipëri

Një raport për “Indeksin e Lirisë së Shtypit” i publikuar nga “Reporterët pa kufij”, si rëndom edhe herë të tjera, po bën xhiron nëpër disa media në Shqipëri. Sigurisht, pas përkthimit dhe publikimit të tij, si në të tilla raste të shpeshta edhe më parë, nuk mungojnë dhe nuk kanë munguar komentet që “kryqëzojnë” qeverinë.
Por në këtë zhurmnajë, si përherë (vlen për t’u theksuar edhe kjo), kanë munguar përpjekjet më minimale, për të publikuar diçka më ndryshe nga një përkthim i rëndomtë raporti.
Fjala, as më shumë dhe as më pak, është për “faktorët që kanë përcaktuar “fatin” e “Indeksit të Lirisë së Shtypit” në Shqipëri
Në morinë e fakteve të mundshme, numri “1”, merr më shumë vlerë, në përcaktimin e këtij “fati të keq”.
Pse numri “1” dhe ç’lidhje ka ai...?!
Në fakt e ka një lidhje...
... Sepse pjesa e raportit për “Indeksin e Lirisë së Shtypit” në Shqipëri për vitin 2009, i publikuar nga “Reporterët pa kufij”, mësohet se e është përgatitur nga një (“1”) “korrespodent” i vetëm por edhe “anonim”, megjithëse dihet vetëm fakti që është nga Shqipëria.
Personalisht, ditën e publikimit të raportit, nëpërmjet një e-mail-i, dërguar në adresat elektronike të “Reporterëve pa kufij”, kërkova disa shpjegime të tipit “Jam i interesuar të di diçka më shumë për partnerët Tuaj në vendin tim. Më konkretisht jam i interesuar të di se, kush janë bashkëpunëtorët Tuaj, në hartimin e pjesës së raportit ‘Reporterët pa Kufij’, për vitin 2009, sigurisht për Shqipërinë. Do të isha shumë i interesuar të më bënit të ditur diçka, edhe për metodologjinë e përdorur në  nxjerrjen e këtyre rezultateve dhe konkluzioneve për Shqipërinë”.
Me shumë respekt, në një kohë optimale m’u përgjigj në emër të “Reporterëve pa kufij” një person me emrin Olivier. “’Gazetarët pa Kufij’ nuk ka një organizatë partnere në Shqipëri. Ne jemi duke punuar me një korrespondent lokal në Tiranë, por nuk mund t’ua japim emrin e korrespondentit tonë me e-mail ose me telefon”, sqaronte midis të tjerave në përgjigjen e tij elektronike Olivier-i.
Pra, ja ku e nxori kokën roli i numrit “1”.
Vetëm një (“1”) person, pa e paragjykuar në objektivitetin subjektiv të tij, ka përgatitur raportin për lirinë e medias në Shqipëri, duke ju dhënë përgjigje 40 pyetjeve të “Pyetësorit për Raportin e vitit 2009 të Indeksit të Lirisë së Shtypit”.
Ky “korrespodent” dhe “anonim”, ka guxuar të marrë përsipër të japë përgjigje për “sulmet fizike, burgimet dhe kërcënimet direkte”, etj., të mundshme të gazetarëve në Shqipëri.
Po kështu, ky “korrespodent” dhe “anonim”, ka guxuar të marrë përsipër të japë përgjigje edhe për “survejimet, kërcënimet, censurimet”, etj., të mundshme nga shtetit apo shtetarët, të gazetarëve në Shqipëri.
Po ashtu, po ky “korrespodent” dhe “anonim”, ka guxuar të marrë përsipër të japë përgjigje edhe për “presionin ekonomik, ligjor dhe administrativ”, etj., të mundshëm, ndaj mediave e njerëzve të saj në Shqipëri.
Paradoksale, por ja që sërish po ky “korrespodent” dhe “anonim”, ka guxuar të marrë përsipër të japë përgjigje edhe për “numrin e mediave të pavarur të opozitës që veprojnë në vend”...
Sinqerisht, këtu jam kurioz të di se ç’përgjigje i ka dhënë kësaj pyetje (e 40 dhe e fundit), ky “korrespodenti” dhe “anonimi”...?!
... Por numri “1”, merr edhe një mision tjetër në simbolikën “kryqëzuese” të qeverisë.
Këtë herë, numri “1” lidhet me afatin e fillimit të “efekteve” të këtij raporti.
Sipas korrespodencës me Olivier-in, mësohet se ky raport analizon “Indeksin e Lirisë së Shtypit” për periudhën 1 shtator 2008 – 31 gusht 2009.
Për koincidencë, për më tepër për “fatin e keq” të qeverisë, data 1 shtator 2008, (doli sërish numri “1”), korrespondon me datën kur “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit” (KKRT), i vendosi një gjobë rreth 800 mijë lekë (por që nuk u pagua dhe nuk u vol kurrë), TV “News 24”.
Sikur qeveria “të kishte më shumë fat” dhe KKRT-ja t’ia vendoste gjobën TV “News 24” jo në “1” shtator 2008, por një (“1”) ditë më parë, atëherë do të përgjysmoheshin rastet e përmendura “për keq” në raport dhe për pasojë do të përgjysmoheshin edhe vendet në të cilat Shqipëria duhet të ngrihej në renditjen e “Reporterëve pa kufij”. Për pasojë, për “fatin e keq” të numrit “1” (1 shtator 2008), datës së vendosjes së “1” gjobe që nuk u pagua dhe nuk u vol kurrë, ndaj “1” televizioni me “1” drejtues që mburret edhe publikisht, se ka të shënuar në aparatin e tij, numrin e celularit të Edi Ramës, për ti marrë leje kë duhet të ftojë në emisionet e tij (por që çuditërisht nuk ankohet), ne sot jemi në vendin e 88, kur duhet të ishim në vendin e 44, krahas Kepit të Gjelbër, Sllovakisë, apo edhe Spanjës.
“Fat i keq”..., s’ke ç’i bën ‘tersit” të numrit “1”...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›