Marrin "arratinë" studentët e Shkencave Sociale dhe Juridikut
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe ata të Shkencave Sociale kanë marrë "arratinë" në kërkim të auditorëve, për të kryer programin mësimor, kur nga sezoni i parë i provimeve i ndan vetëm një muaj e gjysmë. Sipas disa studentëve të Drejtësisë, vështirësia më e madhe qëndron në faktin se detyrohen të kryejnë leksionet në ambientet e Kinoklubit të Qytetit Studenti, ndërsa për seminaret duhet të bëjnë gati gjysmë ore rrugë deri në gjimnazin "Petro Nini Luarasi".
Pjesa tjetër e studentëve, kryesisht ata të Shkencave Sociale që kanë "bujtur" në ambientet e Shkencave Natyrore e mbarojnë mësimin vonë në mbrëmje rreth orës 21:30. Një numër i madh i tyre jetojnë në bujtinat e Qytetit Studenti dhe u duhet të nxitojnë për të kapur urbanin e fundit që të paktën t‘i çojë deri tek korpusi e për të vijuar më tej "shëtitjen" mbrëmësore në këmbë deri te godinat. Por vetë studentët thonë se ky është një ndër shqetësimet më të vogla për ta po të merret parasysh konfuzioni që krijohet për gjetjen e auditorëve të lirë, për të kryer programin mësimor. Më të vështirë e kanë studentët e vitit të parë, një pjesë e të cilëve shprehen të zhgënjyer, pasi pritshmëritë e tyre për jetën universitare jo vetëm që nuk janë përmbushur, por as që i përafrohen asaj që kishin menduar. "Nuk e kuptoj këtë që po ndodh. Në fillim patëm frikë se mos na shembej godina, pasi këtu çfarë nuk ndodh, tani na duhet të gjëmojmë për klasat dhe mbarojmë mësimin në mes të natës", shprehet Nidja, studente e Psikologjisë.
Janë rreth 3000 studentë të Shkencave Sociale dhe të Drejtësisë që me urdhër të Ministrisë së Arsimit po zhvillojnë mësimin në ambientet e disa fakulteteve të tjera, derisa të mundësohet zgjidhja e problemit të godinës ekzistuese të Fakultetit të Drejtësisë. Vetë drejtuesit e këtyre dy fakulteteve gjenden në vështirësi për shkak se këto lëvizje të studentëve sa nga njëri ambient në tjetrin nuk favorizojnë një mësimdhënie korrekte dhe efikase, për më tepër që sezoni i provimeve po afron dhe studentët gjatë ditëve të protestave të tyre humbën rreth një muaj kohë studimesh. "Nuk e dimë si do dalim në provime. Unë për vete nuk jam gati për sezonin e parë", thotë Taulanti, student i vitit të dytë, në Juridik. Të njëjtën gjë pohon ai edhe për shokët e tjerë të grupit, që kanë humbur shumë kohë me diskutimet për godinën e çarë të fakultetit.
Nga ana tjetër, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Dhori Karaj, dhe ai i Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, duke kërkuar një zgjidhje sa më të mirë për studentët e tyre janë shprehur se "për të përballuar emergjencën po shfrytëzojmë ambientet e përzgjedhura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës".
Rreth 1500 studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale janë shpërndarë në ambientet e Kinoklubit të Qytetit Studenti, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Shkencave të Natyrës dhe një pjesë te gjimnazi "Petro Nini Luarasi".
Shpërndarja e studentëve në këto ambiente është konsideruar si një masë emergjente për të rifilluar mësimin e ndërprerë, që rrezikonte seriozisht zhvillimin e sezonit të parë të provimeve. Ndërkohë që pranojnë se kushtet e mësimdhënies janë të vështira. "Jemi në pritje të verifikimit të parametrave inxhinierikë të ndërtesës", është shprehur dekani Karaj. Ndërsa dekani tjetër i Drejtësisë, Kaçupi, tregon se 1500 studentët e Fakultetit të Drejtësisë po vijojnë mësimin të shpërndarë në Kinoklubin e Qytetit Studenti dhe një pjesë te shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi".
Ka qenë Senati i Universitetit të Tiranës që ka propozuar që Fakulteti i Drejtësisë të transferohet në godinën e kinoklubit të Qytetit Studenti". Për këtë u mor edhe miratimi i Ministrisë së Arsimit.