LUFTA PA KUFIJ
Gjërat janë përkeqësuar", pranoi koloneli britanik, Graeme Armour, derisa rrinim ulur në një bunker të NATO-s, menjëherë jashtë qytetit Lashkar Gah, në provincën Helmand, pjesë vdekjeprurëse e terrenit përgjatë kufirit jugor të Afganistanit me Pakistanin. Një ditë më herët, dy ushtarë danezë ishin vrarë dhe dy britanikë u lënduan seriozisht nga bombat përgjatë rrugës. Vdekjet civile tani po ndodhnin pothuajse për çdo ditë. E pastaj ishin frustrimet ditore të punës së Armour-it: trajnimi i policëve afganë. Pothuajse të gjithë të rekrutuarit nuk dinin shkrim e lexim. "Ata nuk kanë pasur përvojë për mësim, thotë Armour. I ul në një dhomë dhe përpiqesh t‘u mësosh për procedurat policore, por ata fillojnë të bërbëlitin dhe të tallen. Ju flet për të drejtat e grave, ata vetëm qeshin". Një javë më herët, pesë policë afganë të trajnuar nga Armour ishin vrarë në shtretërit e tyre, ndërsa po mbronin një punkt aty afër, ka mundësi nga ana e policëve të tjerë. Armët dhe municioni i tyre ishin vjedhur. "Nuk ishim të sigurt për motivin, tha Armour. Ata mund të kenë shkuar për t‘u bashkuar me talebanët, apo i kanë shitur armët në treg". Lufta në Afganistan, të cilën Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, është zotuar se do ta luftojë dhe fitojë, është bërë një absurditet pa cak. Filloi me një qëllim specifik. Afganistani ishte vendi ku Osama bin Ladeni dhe al-Qaeda jetonin, të mbrojtur nga qeveria ekstremiste talebane. Por armiku iku në Pakistan dhe për shtatë vitet e fundit Afganistanit i ka rrjedhur gjak ngadalë prej forcave guerile vendase narko-xhihadi-fisnore, të cilat vazhdojmë t‘i quajmë "talebanë". Këto grupe fundërrina financohen nga profitet e opiumit dhe udhëhiqen nga ekstremistë religjiozë e baronë droge, shumica e të cilëve i kanë strehët e tyre në Pakistan.
Ushtarët britanikë në Helmand po luftojnë me të dyja duart e lidhura prapa. Ata nuk mund ta përndjekin udhëheqjen e talebanëve, ende të kryesuar nga Mullah Omari i fshehtë. Ata gjithashtu nuk mund të shkojnë pas tregtisë me drogë, e cila e financon kryengritjen, pjesërisht, sepse disa nga përfitimet gjithashtu merren prej miqve, zyrtarëve dhe ndoshta anëtarëve të familjes së qeverisë jashtëzakonisht të korruptuar të Presidentit afgan, Hamdi Karzai. Provinca Helmand është kryesisht shkretëtirë, por prodhon gjysmën e opiumit të tërë botës përgjatë një rripi të ngushtë të tokës së irrituar, e cila rrethon lumin Helmand. Tregu i drogës (Afganistani furnizon botën me 90% të opiumit) përshkon gjithçka.
"Duhet të kuptosh, tha një komandant britanik, se lufta këtu nuk ka të bëjë me religjionin. Ka të bëjë me paratë". Një gjë tjetër e cila duhet kuptuar është se mijëra ushtarë të SHBA-së pritet të zbarkojnë në provincat Helmand dhe Kandahar pranverën e ardhshme. Ata do të luftojnë nën kufizimet e njëjta si britanikët, kanadezët, danezët dhe holandezët, të cilët po e mbajnë fortesën. Dhe kjo e ngre pyetjen kryesore dhe afatgjate të administratës "Obama": Çka jemi duke bërë në Afganistan? Cili është misioni? Ne e dimë që misioni dikur ishte për ta vrarë, apo për ta kapur Osama bin Ladenin dhe shkatërruar komandën e al-Qaedas. Por kur Bin Ladeni iku, misioni u shndërrua në një përpjekje të madhe e të ngatërruar për ndërtim, e që do të përkrahte qeverinë gjoja demokratike të Karzait. Por misioni ishte historikisht i paarritshëm. Afganistani kurrë nuk e ka pasur një qeveri të fuqishme qendrore. Me mijëra vjet është qeverisur nga koalicione lokale dhe fisnore. Fiset shpesh kanë qenë në fyt të njëri-tjetrit. Një pjesë e madhe e kryengritjes së tashme "talebane" është asgjë më shumë se sa rivalitete standarde fisnore të ndihmuara nga armët perëndimore dhe profitet e opiumit, por kur të huajt e pushtuan vendin, të gjithë afganët janë bashkuar dhe dalëngadalë kanë poshtëruar pushtuesit, nga Aleksandri i Madh e deri te sovjetikët.
Prezenca e tashme perëndimore është ndërhyrja më beninje në historinë afgane dhe kjo luftë është lënë anash në Azinë Jugore. Problem tejet më serioz është Pakistani, shtet me kufij jologjikë, me armë nukleare dhe është vendi ku Bin Laden jeton tani, nëse jeton. Në deklaratat e tij, Obama u duk më i sofistikuar rreth Afganistanit, sesa Bushi. Në një intervistë në fund të tetorit, Obama tha se Afganistani duhet të shihet si pjesë e problemit rajonal. Ka spekulime se Riçard Hollbruk do të emërohet si i dërguar special për dilemën indoafgano-pakistaneze. Ai është ndërmjetësues shumë i mirë, por gjithashtu është edhe një frikësues i mirë, dhe hapi i parë drejt ndaljes së luftës në Afganistan është të vihet ligji në Islamabad dhe Kabul. Mesazhi duhet të jetë i njëjtë në të dyja rastet: Derdhja e pambikëqyrur e ndihmës amerikane ka marrë fund.
Pakistanezët duhet të ndalin përkrahjen dhe mbrojtjen e terroristëve, posaçërisht të talebanëve afganë. Qeveria e Karzait duhet t‘i japë fund korrupsionit dhe të mbyllë tregun e drogës. Presidenti i zgjedhur, Obama, duhet t‘ua japë mesazhin e thjeshtë udhëheqësve të Pakistanit dhe Afganistanit, "se nuk do të tolerojmë ende pjesëmarrjen e tyre në vdekjet e amerikanëve dhe aleatëve tanë, vrasje e cila filloi në mëngjesin e 11 shtatorit 2001 dhe vazhdon edhe sot". Obama së shpejti do të ketë në zotërim këtë luftë pa cak, nëse ai nuk e ndryshon disi dinamikën.