Roberto Kavali: Ju paraqes kuzhinën, sipas stilit tim
Stilisti i mrekullive ka inauguruar para pak ditësh një klub-restorant në një kishë të harruar në Firence. Por është vetëm i pari i disa nëndegëve. Do të hapë lokalet e tij ekskluzive edhe në Dubai, Moskë, Londër, Stamboll dhe Tel Aviv. "Edhe pse jam 68 vjeç, kam ende dëshirë të bëj diçka të re. Për shembull? Një CD me këngët e mia"
Këtë herë stilisti i famshëm, Roberto Kavali, ka menduar të shfaqet ndryshe, të dalë jashtë botës së modës. Ka inauguruar pak ditë më parë në Firence bar-restorantin e tij të parë, "Cavalli club", të cilin do ta drejtojë e bija, Rakela. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë miqtë e ngushtë të stilistit, si Madona, Leni Krevitz dhe Bionse. "Ndërsa më parë ishte një kishë e vjetër e lënë në harresë, tani është shndërruar në një skenë të vogël për koncertet e artistëve, kur të jenë të ftuar në Firence", shprehet shumë krenar Roberto Kavali.
Me "Cavalli club", që do të qëndrojë hapur nga ora 19:00 deri në 02:00, stilisti do të sjellë një tjetër filozofi të jetës së natës, shoqëruar me aperitivë, darka madhështore dhe muzikë në sfond për të kërcyer. Ky klub është projektuar nga arkitekti Italo Rota, që barin dhe restorantin me 50 vende ka menduar ta mobilojë tërësisht në stilin e Kavalit (stilisti pëlqen lëkurën e leopardit). Por thuhet se ky klub-restorant nuk është asgjë para atij që do të hapet nga mesi i janarit 2009 në Dubai (pronari do të jetë një arab, ndërsa emri dhe mobilimi do të jenë të stilistit), më pas në Londër, Moskë, Stamboll dhe Tel Aviv.
Ju jeni 68 vjeç. Çfarë ju shtyn të punoni kaq shumë? Mos vallë vetëm moda nuk ju mjafton?
Moda nuk diskutohet, është në ADN-në time. Unë jam një njeri që ende adhuroj të ëndërroj dhe të eksperimentoj. Mendoj se është kjo gjëja parësore. Nuk e kuptoj pse të tjerët nuk e bëjnë. Më vjen keq se kur i pyes fëmijët e mi çfarë dëshirojnë për datëlindje, ata më përgjigjen: "Nuk dua asgjë të veçantë". Unë dëshiroj gjithmonë gjëra të reja. Kam frikë nga mërzia dhe tani po dëfrehem shumë në studion e regjistrimit. Së shpejti do të nxjerr një këngë timen. Gjithashtu do të më pëlqente të gjeja kohë për t‘iu kushtuar përgatitjes artistike të fotografive të mia.
Që do të thotë...?
Bëj shumë fotografi dhe kjo më dëfren pa masë. Gjithmonë fotografoj elemente të fshehta të qytetit dhe natyrës, të veçantën e një çatie në Firence, damarët e një petaleje trëndafili. Fotografitë e zmadhuara me kompjuter do të futen dhe do të shfaqen brenda cilindrave transparentë të mëdhenj. Besoj e imagjinoni se çfarë do të shfaqet nga e gjithë kjo: një mrekulli. Edhe ju jeni dakord me mua.
Përveç muzikës dhe fotografive, çfarë do të ndryshonit në lokalin tuaj të ri në Emiratet e Bashkuara?
Natyrisht do të jetë një luks pa limit, para hyrjes dyshemeja do të shtrohet me tapet të kuq, kjo që fotot me VIP-at të jenë edhe më tërheqëse. Bari me restorantin do të jenë të ndarë në mes me një mur perlash kristali. Për të ndarë zonën e ditës nga ajo e natës do të jetë një tendë e madhe me panoramën e Firences. Kuzhinierët do të përgatisin pjata të dekoruara si lëkurë zebre, ose si krijimet e mia të modës. Gjithashtu nuk do të mungojë një butik me bizhuteri të çmuara dhe bluza "Cavalli club". Jam i bindur se do t‘i bëjë për vete arabët, të cilët çmenden pas linjës sime të mobilimit, më shumë se milanezët.
Milanezët nuk ju duan?
Kafeja "Just Cavalli café" tërheq më shumë turistët sesa vendasit. Milanezët i qëndrojnë larg. Por dua të mposht vetëm diferencën mes shtresave, sepse kur çoj ndonjë shok milanez të drekojë aty, mbetet shumë i kënaqur. Të gjithë thonë të njëjtën gjë: "Nuk mendoja se këtu gatuhej kaq mirë".
Keni arritur ta kuptoni psenë e kësaj diference kaq të madhe?
Më konsiderojnë një njeri të shtresës së lartë, shumë larg minimalizmit të tyre. Por do t‘i bind shumë shpejt, sepse në shkurt të 2009-ës klubin "Just Cavalli" do ta shndërroj në "Cavalli club". Nuk dëshiroj më që restorantet e mi të kenë emrin e një linje veshjesh. Do t‘i ndaj aktivitetet e mia, edhe pse për mua restoranti është thjesht një zbavitje. Biznesi im është moda.
Pse gjithë ky pasion për kuzhinën?
Kam frekuentuar shkollën e hoteleri-turizmit, edhe pse të jem i sinqertë nuk besoj se dashuria për kuzhinën më vjen nga kjo. Kam studiuar vetëm një vit, para se të regjistrohesha tek instituti i artit dhe rrija gjithmonë në kuzhinë duke larë pjata, sepse isha nga ata që nuk angazhohen me asgjë. U bëra i zoti kur u divorcova, sepse më parë nuk dija as të skuqja një vezë. Mu desh të mësoja për të rritur fëmijët e mi, të cilët fundjavave vinin nga unë.
Tani si ia dilni?
Shumë mirë. Më pëlqen të shëtis nëpër markete dhe të blej ushqime për gatime. Specialiteti im është rizoto ala Kavali, i gjithi vegjetarian, me mocarela dhe avokado. Sekreti qëndron te perimet e ziera.