Marrin peng borxhliun dhe e torturojne
Tirane- E marrin peng per borxhin e pashlyer dhe e torturojne, duke i prere gishtat e duarve dhe rrahur barbarisht ne nje prej lokaleve qe kishin ne pronesi. Mes 5 te dyshuarve, qe u arrestuan diten e djeshme nga Policia e Tiranes pas operacionit te koduar "24 ore", eshte edhe nje efektiv i Patrulles se Pergjithshme te policise se kryeqytetit. Denoncimin per rrembim dhe me pas torturim ne ambientet e lokalit "Poko Loko" ne kryeqytet, e ka bere vete i demtuari 41-vjecar me inicialet E. E., i cili ika rrefyer hetuesve se nuk kishte kthyer nje borxh prej 500 mije lekesh. Te arrestuarit sipas zedheneses se policise, Alma Katragjini, jane dy vellezerit Aleksander dhe Joan Buli, 24 dhe 26 vjec, i dyti polic, Ilir Trini 35 vjec, Andi Bulku 25 vjec dhe Drini Lato 26-vjec, te gjithe nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur pas nje takimi mes kater prej te rinjve dhe E. E., ketij te fundit i eshte kerkuar borxhi i pashlyer prej 500 mije lekesh i marre nje vit me pare. Mesohet se 41-vjecari kishte njohje me disa prej te dyshuarve dhe parate i kishte marre ne mirebesim. Nje prej te rinjve sipas policise, ka ne pronesi lokalin e njohur me emrin "Poko Loko" ne kryeqytet. Aty, nen kercenimin e armes pistolete te efektivit Joan Buli, kater te tjeret e kane marre E. E., duke e futur ne ambiente. Pasi e kane mbyllur, pergjate gjithe oreve te nates e kane kercenuar, rrahur dhe me pas ne forme presioni per shlyerjen e borxhit i kane prere gishtat me thike. Demtimet sipas policise kane qene te renda dhe dy prej gishtave pothuajse te prere plotesisht. Po keshtu gjate ekspertizes dhe ekzaminimeve te bera pas denoncimit, ne fytyre dhe trup 41-vjecari ka pasur hematoma, demtime te kyceve dhe shembje te shkaktuara prej goditjeve te pameshirshme. Sipas rrefimit te bere para grupit hetimor, grupi i te dyshuarve e ka liruar vetem ne oret e para te mengjesit, duke e paralajmeruar qe te shlyente brenda disa ditesh borxhin dhe te mos denonconte ne polici. Por i demtuari ka shkuar ne spital per mjekim dhe i traumatizuar ka kerkuar ndihmen e policise se kryeqytetit.
"E kane rrembyer, torturuar dhe me pas prere gishtat e dores, si dhe goditur ate ne pjese te ndryshme te trupit, me motivacionin per nje borxh te pashlyer nga i demtuari", konfirmoi zedhenesja Alma Katragjini mbreme per gazeten. Menjehere pas kallezimit jane kryer pergjime telefonatash dhe nisur hetimet me metoda speciale, per te vertetuar deshmine e 41-vjecarit se u kishte borxh dhe per kete shkak e torturuan. Duke improvizuar nje skene te kerkimeve te E. E., per mbledhjen e lekeve dhe lenien e nje takimi per dorezimin e tyre, duke kerkuar qe te ishin prezente te gjithe, diten e djeshme uniformat blu i kane futur ne gracke te dyshuarit. Ne momentin qe do te paguhej edhe borxhi, eshte kryer nderhyrja dhe arrestimi i te rinjve, mes te cileve edhe efektivi i policise. Ketij te fundit iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete "TT" e sherbimit.