E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackisnin dyqane e agjenci, kater te dyshuar ne pranga

Kater te rinj te dyshuar per vjedhjet e nje agjencie "Western Union", nje dyqani dhe dy banesave ne Korce dhe Pogradec, u ndaluan brenda 24 oreve te fundit pasi ishin shpallur ne kerkim. Duke zbardhur dita e djeshme u kapen te dyshuarit E. Xhaxho 33-vjec dhe E. Mullaymeri 24 vjec, te dy banues ne Korce, i dyti i denuar me pare per "plagosje te rende me dashje", pasi ishin ne kerkim per "vjedhje ne bashkepunim". Policia tha se ata rezultojne ne baze provash, autore te dyshuar te vjedhjes se baneses se Xh. Metko pak jave me pare. Po dje eshte ndaluar edhe J. Becoku, 23 vjec, banues ne fshatin Libonik te Korces, pasi kerkohej nga blute e Pogradecit per "vjedhje ne bashkepunim" me 10 shkurt 2009 te nje pike "Western Union" ne fshatin Bucimas dhe njekohesisht ishte dhene masa e "arrestit me burg". I fundit eshte ndaluar E. Guri, 20 vjec, banues ne fshatin Bradomire te Pogradecit, i denuar me pare per "vjedhje", pasi dyshohet se ka vjedhur nje dyqan ushqimor me 13 tetor te ketij viti ne fshatin Podgorie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›