Te ndaluarit mohojne, dy akuza ndaj tyre
Zyrtare te policise bene me dije mbreme se autoret e dyshuar te kesaj ngjarje te rende, jane kapur fale informacioneve te poseduara per ta dhe ne saje te realizimit te metodave speciale te hetimit. "Nga strukturat e Hetimit te Krimit te policise se kryeqytetit u kryen te gjitha veprimet hetimore dhe procedurale ne ngarkim te tyre, ndersa ne cilesine e provave materiale iu sekuestrua nje arme zjarri e shtetasit Joan Buli dhe sende te tjera, mes te cileve celularet", njoftoi Policia e Tiranes. Dosja per kete ngjarje do te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane, per shkak te akuzave te "heqjes se paligjshme te lirise" dhe "tortures" te kryera ne bashkepunim mes pese te arrestuarve. Gjate marrjes ne pyetje, te ndaluarit kane mohuar deshmine e te demtuarit qe ta kishin rrembyer dhe me pas torturuar per borxhin, por kurthi i ngritur nga hetuesit ka bere qe te sigurohen edhe provat per kete ngjarje.
Te arrestuarit:
Aleksander Buli 24 vjec, Tirane
Joan Buli 26 vjec, Tirane, efektiv policie
Ilir Trini 35 vjec, Tirane
Andi Bulku 25 vjec, Tirane
Drini Lato 26-vjec, Tirane
I demtuari:
E. E., 41 vjec, nga Tirana
Te arrestuarit:
Aleksander Buli 24 vjec, Tirane
Joan Buli 26 vjec, Tirane, efektiv policie
Ilir Trini 35 vjec, Tirane
Andi Bulku 25 vjec, Tirane
Drini Lato 26-vjec, Tirane
I demtuari:
E. E., 41 vjec, nga Tirana