E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronike e nje dite te zeze

Turp Menyre Tmerr

U nxi fytyra e Shqiperise martire edhe nje here.

U nxi nga disa te mjere qe nxiteshin nga disa te tjere edhe me te mjere. Moral i permjerre

Si qemoti nisen te perhapen neper bote lajmet mbi shqiptaret shpellare qe nuk mund te qendrojne per shume kohe ne qetesi dhe qe perserisin dhunen ciklike ndaj institucioneve te pakten nje here cdo dekade. Se te sulmosh cdo dekade kryeministrine per ti vene flaken do te thote qe ti deshmosh gjithe botes se ne e urrejme konceptin e te qenit nje shtet serioz dhe kete urrejtje e shfaqim hapur dhe dhunshem. Ne te vertete keshtu nuk eshte dhe pse ky imazh cuditerisht vazhdon te qendroj i gjalle dhe sot me i forte se kurre sidomos ne syte e joshqiptareve. Te shikoje imazhet qe transmetonin ate dite mediat evropiane dhe amerikane te bente te ndjeheshe mjeran. Pse vete ne duhet te shkelim me kembe dinjitetin tone dhe tu japim te mendojne te tjereve dhe vetes se ky komb eshte i nemur dhe i denuar te vuaje perjetesisht denime qe perseriten ashtu si vuajtjet e Sizifit Tindarit Prometeut. Ata te pakten u denuan padrejtesisht nga te tjere se guxuan te benin mire. Kurse ne po denojme veten tone dhe kete pse duam te bejme keq. Duket si nje autoflagjelacion ashtu si bejne nje sekt te krishteresh dhe nje tjeter myslimanesh kur e gjuajne veten fort me kamxhik per espiacion ndash larje mekatesh.

Media te njohura te botes transmetuan menjehere mbi cfare ndodhi duke na mbushur ne qytetaret e pergjegjshem dhe atdhetare te ketij vendi me turp. Turp se brenda vetes e dime se ata nuk kane asgje me shume se ne perkundrazi. Ne shqiptaret i kemi gjithe potencialet e nevojshme per te qene nje komb i fuqishem ekonomikisht i zhvilluar kulturalisht dhe dinjitoz ne cdo aspekt. Pse atehere u japim te tjereve idene se ne kemi ne deje nje virus te pakurueshem i cili na ben te transformohemi ne kope fisesh kanibale qe kane si mision te llahtarisin boten dhe te sherbejne si model tallje e perbuzje nga te tjeret. Nje kavje brenda kafazit ashtu si bejne njerezit me babuinet dhe makakot lloje majmunesh e kopshteve zoologjike tek i shohin te kruajne te prapmet e paleshta dhe te klithin zhurmshem pa reshtur.

Jo vellezer ata violentet qe ishin ne shesh nuk jemi ne. Ne ato caste dalldisje tragjike ata nuk ishin shqiptare nuk ishin as njerez. Njeriu eshte nje e mesme midis engjellit dhe bishes. Nese ai sillet bukur e punon mire duke pasur moral respektuar e mos demtuar te tjeret qenia e tij tenton drejt engjellores. Kur ai sillet eger dhunshem pa arsye atehere ai tenton drejt bishes.

Kafsherorja kishte kapluar psiken e atyre krijesave ne shesh ne momentin kur sulmuan ne menyre te papritur dhe irracionale forcat e policise qe jane vellezerit tanedhe pse shpesh mund te gabojne. Gjakosja e policise qe ve jeten ne rrezik ne menyre qe ne te kemi nje jetese me te sigurt eshte nje veper e peshtire per te cilen nuk ka asnje justifikim dhe per te cilen duhet qe te mbajne pergjegjesi ata qe e kane gjeneruar dhe stimuluar dhunen kushdo te jene dhe cfaredo posti te mbajne.

Ajo cfare te habit eshte kurajo e cmendur qe kane disa pseudopolitikane te cilet prej ditesh kane nxitur kete violence duke kerkuar permbysje me dhune qofte dhe me gjak. Dhe gjaku qe ata deshironin erdhi. Gjaku nuk vonoi se derdhuri por nuk ishte gjaku i nxitesve. Nxitesit shpuan me romuz nje kale te plagosur dhe u fshehen per ta pare te hidhte vickla e te terbohej nga dhimbja duke thyer gardhe e goditur kedo ti dilte para. Tragjikja ne kete rast qendron te fakti qe disa prej shtytesve ne krim pretendojne se jane juriste. Nese keshtu eshte kjo do te thote se jane juriste te keq ose te prape e te rrezikshem. Pasi nuk mjafton te lexosh nje liber jurisprudence apo qofte dhe nje kapitull per ta konsideruar veten te tille. Juristi pa moral eshte i pa vlere. Nje jurist i di me mire se kushdo pasojat qe mund te shkaktoje shtytesi-nxitesi ne kryerjen e nje vepre penale. Shtytja ndash nxitja konsiderohet nje nga elementet me te rendesishem te vepres penale pasi autori i saj eshte mbeshtetes i fuqishem ne kryerjen e vepres. Ne kodin aktual penal te Republikes se Shqiperise perkufizimi dhe pergjegjesite ne krim te organizatorit dhe shtytesit jepen ne nenet 26 dhe 27. Keshtu ne nenin 26 thuhet

Organizatore quhen ata persona qe organizojne dhe drejtojne veprimtarine per kryerjen e vepres penale. Shtytesit quhen personat qe nxisin bashkepunetoret e tjere per kryerjen e vepres penale.

Kurse ne nenin 27 kur flitet per pergjegjesite e vepres penale thuhet

Organizatoret shtytesit dhe ndihmesit kane pergjegjesi si dhe ekzekutoret per kryerjen e vepres penale.

Organizimi Shtytja - nxitja e grupeve te caktuara vandale dhe masave popullore per te sulmuar institucionet publike kombetare solli faktikisht sulmin ndaj tyre dhe venien flake te makinave sulmit te kryeministrise dhe deri djegies se palmave te pafajshme te ndodhura ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar mes njerezve te gabuar. Duket se disa prej tyre nuk jane burgosur dikur per arsye ideologjike por sepse keta persona ndoshta jane te rrezikshem per sigurine e rendit shoqeror te cdo sistemi. Kjo pasi keta te ekzaltuar permanent nuk jane as demokrate komuniste socialiste liberale konservatore. Ata jane thjesht nje grup anarkistesh te droguar nga deliri per pushtetin e te shkalluar psiqikisht te cilet nuk duan tia dine per jeten e njerezve dhe imazhin e nje kombi dhe jane te gatshem qe ti vene flaken gjithe botes e te ulen pastaj mbi hirin e germadhave te bere shkrumb per te shijuar pasojat e delirit te tyre pervers. Nese pretendohet se sot populli i yne e ka nje shtet ai duhet ta deshmoje kete duke marre masa ndaj ketyre personazheve sa qesharake aq dhe te rrezikshem nese u lihet hapesire qe ti japin drite ideve te tyre te cmendura. Gebels thoshte Nje ide e rreme nese perseritet shpesh behet nje gjysme e vertete. Mjeshtrat shqiptare te cilet jane fansa te Hitlerit dhe Gebelsit e transformuan shprehjen e vjeter ne Ne rast se absurdja dhe irracionalja u perseritet 100 here masave popullore behet e besueshme dhe e vertete per ta. Keshtu nese lihen te lire keta te manget politik qe te propagandojne ide psikopatesh kriminele heret a vone dhe njerezia do filloje te mesohet me pranine e te cmendurit si bejne banoret e Tiranes me qente rrugace qe kane pushtuar qytetin dhe ecin lirisht para syve te Bashkise dhe kryebashkiakut. Do mesohen njerezit me keta tipa dhe idete e lojtura e te dhunshme do fillojne tu duken normale madje mundesia e vetme e zgjidhjes se problemeve. Ishte e turpshme per ne tek shikoje dje qytetaret e Kosoves dhe politikanet shqiptare te Maqedonise tek komentonin me keqardhje ngjarjen dhe nivelin e ulet ku rame serish. Nuk e them kete si nje paragjykim ndaj tyre se ata jane vellezerit tane pjesa e trupit qe na kane hequr me force. Por nuk mund te mohoj faktin se ata jetojne ne kushte shume me te veshtira politike se ne per arsyet qe te gjithe njohim. Gjithsesi kjo nuk i pengon ata qe te jene shume me te qete e te matur se ne shqiptaret e Shqiperise ame drejt se ciles ata kane drejtuar syte perhere duke e konsideruar piken nevralgjike te botes se tyre dhe se ciles i jane referuar sa here atyre u jane paraqitur veshtiresi. Sot ata nuk jane me degjues por keshillues dhe ne nuk jemi me mesues por viktima te deshperuara te vete injorances sone makabre. Mediat italiane i shfaqnin ate dite te zeze imazhet e dhunes shoqeruar me komentet e tyre tipike mbushur me nota tragjike sic benin ndaj regjimeve te Amerikes Latine dikur dhe une vete mendoja se per ata ne ishim kthyer ne fillimvitet dhe fundvitet lsquo90 kur qytetet tona mbusheshin ne tym e flake. Me shume mund u perpoqem si komb te dilnim prej asaj tradite te ulet e barbare por sic duket armiqte tane jane te shumte dhe kane sherbetore me bollek. Armiqte e kombit tone nuk duan qe ne te zhvillohemi te anetaresohemi. U erren syte tek shohin perparimin tone dhe ndaj perpiqen te na kthejne ne epoken e shpelles se gurte. I genjen mendja sepse ata dhe hafijet e tyre servile qe mbajne lidhur me litar nuk do ja dalin te shkermoqin arritjet dhe deshiren e nje kombi per zhvillim dhe clirimin nga ky makth qe zgjat prej shekujsh e qe do te na mbaje perhere te percare te pazhvilluar pa identitet e pa vizion.

Shume nga jakobinet nuk kane qene krijesa te drejta e te moralshme por nje tufe perversesh qe hengren koken e njeri-tjetrit. Vete Hitleri ishte nje krijese me probleme te thella mendore. Thuhet se ai fomentohej nga nje mjek i tij privat qe kishte kontroll mbi jeten dhe vendimet e tij. Keshtu jane perziere dhe ketu te ne. Psikopate me psikotike ne krye te nje tufe ujqerish te uritur e te verbuar nga deshira per te ndare bajraqe te reja nderkohe qe bajraqet jane zhdukur prej kohesh. Rrezik qe duhet shmangur dhe zhdukur nga analet e historise se kombit tone kaq shume te lodhur e sprovuar prej lojes se cmendur qe po e detyrojne te luaje.

Popullin tone te mjere ne keto 20 vite te turbullta e kane detyruar me force te luaje ruleten ruse. Ne tavoline kane ulur dy grupe nje majtas e tjetren djathtas dhe e kane bindur te shkrehin me radhe pisqollen ne temth pambarimisht derisa te gjithe anetaret e paleve te bien ne toke te vdekur. Stafeten e dhunes kesaj radhe e kane marre ne dore njeshat e deshtimit. Ata qe kane 6 vjet ne opozite dhe keshtu si po e zhvillojne oponencen duket se do vazhdojne te qendrojne ne opozite dhe 6 apo 16 vjet te tjera. Me keto sjellje qe demonstruan ideuesit organizuesit dhe zbatuesit e planit te dhunes te krijojne pershtypjen se keshtu u sherbejne atyre qe prej kohesh duan te na cojne ne vellavrasje ndarje fetare krahinore politike ekonomike. Atyre qe duan i duan keto se keshtu mundin qe te na sundojne qetesisht si kane bere per shekuj pushtuesit e shumte dhe si prej shekujsh po tentojne ta bejne keta pushtues te tjere. Vecse kesaj here do te deshtojne turpesisht. Ato kohe te zymta nuk mund te vijne me. Sot eshte koha e shqiptarit dhe askush nuk do mund tia ndali hapin sado te perpiqen

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›