Censusi, regjistruesit hasin kundërshtime nga qytetarët
04/10/2011 Fier, shqetësime për pyetjet e të mirave materialeve. Në Shën Gjergj të Korçës banorët refuzojnë
Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 ditë nga dita e fillimit të regjistrimit të popullsisë në qytetin e Fierit kanë nisur problemet e para. Në ditën e shtunë dhe të diel duket sikur gjithçka eci normalisht, ndërsa u regjistruan shumë familje, por pa kaluar 48 orëshi, regjistruesit kanë hasur problemet e para në lidhje me plotësimin e formularit.
Problemet në Fier
Sipas të dhënave të marra në mënyrë konfidenciale nga regjistruesit në terren në qytetin e Fierit, regjistruesit në jo pak raste kanë hasur edhe kundërshtim të banorëve, të cilët të dezinformuar ose të paqartë në lidhje me deklarimin ose jo të etnisë dhe fesë, nuk i kanë pranuar fare në shtëpi regjistruesit ose nuk kanë pranuar të plotësojnë formularin. “Kemi shkuar edhe nga 3 herë në shtëpitë e qytetarëve dhe s’kemi mbaruar plotësisht punën”, thotë një regjistruese. Sipas po këtyre burimeve ka pasur edhe probleme të tjera në lidhje me plotësimin e formularit që sipas regjistruesve dhe vetë qytetarëve të regjistruar ka pasur edhe shumë pyetje tepër personale.
“Ka shumë nga ata shtetas që kundërshtojnë në lidhje me plotësimin e këtij formulari, ose nuk bien në konsensus me anëtarët e tjerë të familjes për shumë pika. Ka pyetje deri në deklarimin e makinës private ose jo, ose edhe gjëra të tjera personale që familjarët e një familjeje nuk bien dakord. Për të mos folur pastaj për pikat e nxehta të etnisë dhe fesë. Ne i kemi sqaruar se kush janë ato pika që përgjigjet janë në dëshirën e tyre ose jo”.
Korçë, procesi deri diku normal
Ndërkohë në Korçë deri në orët e drekës së djeshme procesi i regjistrimit ka ecur normalisht, anketuesit kanë qenë të mikpritur, refuzime dhe bojkotime nuk ka pasur, pra gjithçka ka shkuar normalisht, me përjashtim të rasteve sporadike, ku përgjithësisht qytetarët nuk kanë qenë të mirinformuar se si duhej t’i përgjigjeshin pyetësorit të censusit; për cilat pyetje ata ishin të detyruar të përgjigjeshin dhe cilat ishin ato dy pyetje që mund t’u përgjigjeshe ose mund të mos u përgjigjeshe, sipas dëshirës. Ardhja e Drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT-it në Korçë, Ines Nurja, për t’u njohur nga afër me ecurinë e procesit ka hequr të gjitha dyshimet që qarkullonin se në rrethin e Korçës, censusi po shkon me probleme. “Në rrethin e Korçës gjithçka ka ecur mirë dhe nuk ka pasur probleme. Jo vetëm kaq, ajo vuri në duke se “kishte mbetur e impresionuar nga qytetarët e këtij rrethi, ku këta të fundit i kishin mirëpritur anketuesit dhe vijojnë t’i mirëpresin, u përgjigjen të gjitha pyetjeve, pa shfaqur refuzime”. Por siç raportohet nga fshati Shën Gjergj i Korçës procesi është bllokuar pasi banorët pretendojnë se janë grekë dhe se kjo nuk u është shënuar në certifikata. “ Prindërit e mi janë të ardhur këtu. Ne do deklarojmë atë që jemi. Gjyshi i burrit prejardhjen e ka nga Greqia. Të gjithë ashtu janë. Kemi që në 1992 që kemi bërë kartat në Greqi, ndaj duam të drejtën tonë”, pretendon një banore e fshatit.