E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marschall Korrupsioni eshte pergjigje ndaj institucioneve te dobeta

DW Organizata Transparency International ka paralajmeruar ne raportin e saj per perceptimin e korrupsionit ne vitin 2011 se protestat qytetare pergjate vitit 2011 jane nje sinjal serioz per qeverite se nuk jane transparente dhe se qeverite kane deshtuar ne mbrojtjen e qytetareve nga abuzimi dhe korrupsioni. TI e ka theksuar kete edhe me pare. Ndjeheni ju te konfirmuar sot

Marschall shte e vertete qe po te shohesh raportet e meparshme ka shume pak ose aspak permiresim ne luften kunder korrupsionit. Kjo i zemeron qytetaret. Ne shume pjese te botes por sidomos ne jug te Evropes qytetaret jane te zemeruar me eliten politike dhe te biznesit. Marreveshjet e tyre nuk jane transparente. Sistemi partiak dhe financiar eshte shume jo transparent. Raporti i TI eshte nje sinjal alarmi per qeverite per te ndryshuar. Dhe ketu nuk eshte fjala vetem per rajonin e Ballkanit qe do ti bashkohet BE-se. TI ka paralajmeruar prej vitesh edhe per Greqine anetare e BE-se qe Greqia ka nje problem shume te rende me korrupsionin. Ka nje lidhje direkte mes korrupsionit dhe stabilitetit.

DW Raportet e TI nxjerrin rezultatet se vendet nordike te Europes jane gjithmone ne vendet  e para ndersa jugua apo juglindja evropiane ze vende nga fundi. Shihet korrupsioni ne keto shoqeri si dicka normale

Marschall Ndryshimi eshte ky. Edhe ne vendet nordike ka korrupsion nuk ka dyshim nuk ka vend pa korrupsion por ai eshte me shume devijim dhe jo nje sistem. Per fat te keq ne shume vende te Evropes Juglindore dhe ne Azine Qendrore korrupsioni gjendet ne sistem ai nuk eshte perjashtimi por rregulli...Duhet thene se korrupsioni eshte gjithmone pergjigja ndaj institucioneve te dobeta.

DW Kosova nuk ze nje vend te lakmueshem ne renditjen e vendeve te korruptuara. Ajo ze vendin e  112-te jo shume larg Etiopise. A nuk eshte kjo nje certifikate negative per qeverisjen

Marschall Sigurisht nuk eshte certifikate e mire per qeverine. Por ajo qe duhet vecuar eshte se Kosova eshte nje shtet i ri ne fillimet e qenies si shtet por  pikerisht tani qeveria duhet te jape nje deshmi se di ta drejtoje vendin prandaj korrupsioni eshte nje ceshtje shume me teper serioze per nje shtet te ri. Qeveria kosovare ka nje rol historik ne kete kontekst te binde komunitetin nderkombetar e vete qytetaret e vendit se eshte e afte te krijoje kornizat e duhura per nje tranzicion te suksesshem social dhe ekonomik. shte ajo qe duhet te mbroje qytetaret e saj nuk abuzimi. Dhe me sa duket ajo nuk qene shume e suksesshme. Por Kosova si shtet i ri eshte perfshire per here te dyte ne indeksin e korrupsionit nuk gabohem pra nuk kemi shume vlera krahasuese. Por nese shohim vendet e tjera ka nje lloj permiresimi qe te mos jemi shume pesimiste. Por ato jane shume te ngadalta. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Miklosh Marschall drejtor i Evropes dhe Azise Qendrore ne TI

DW Por qeveria kosovare e ka vene nje nder prioritetet luftimin e korrupsionit...

Marschall Une nuk njoh ndonje qeveri ne rajon qe te mos e kete vene prioritet kryesor luftimin e korrupsionit. Ketu ka shume premtime. shte vete njera ane ta besh ligjin por me shume e veshtire eshte ta zbatosh ate. Shohim se ne Kosove institucionet me te rendesishme nuk jane forcuar ende. Njerezit dhe bizneset gjejne zgjidhje alternative per zgjidhjen e halleve te tyre prandaj edhe ekonomia informale eshte teper e perhapur. Natyrisht Kosova ka startuar nga nje pozicion i veshtire duhet te jemi realiste por eshte e drejte te presim permiresime me te shpejta.

DW Shqiperia ka rene nga vendi i 87 ne 2010 ne vendin e 95 ne 2011. fare nuk ka funksionuar kete vit

Marschall Do te isha i kujdesshem me vemendjen kushtuar ndryshimeve nga viti ne vit ne kete renditje. Kjo renie mund te kete shume arsye jo vetem sepse patjeter ka pasur korrupsion me te madh. Duhet thene se Shqiperia ka bere disa reforma te rendesishme por ka vuajtur shume per shkak te luftes politike ne vend. Kjo ka qene pengese e madhe ne vend vitin qe shkoi. Tani situata politike eshte permiresuar. Qeveria mund te fokusohet me shume ne vazhdimin e reformave. Por tek Shqiperia ashtu si shume vende ne rajon shohim se nje shtyse shume e madhe per reforma eshte aspirata e integrimit ne BE. Por permiresimet jane shume te ngadalta. Duhet thene se cilesia e administrates publike ne Shqiperi le shume per te deshiruar. As sistemi juridik nuk i ka permbushur pritshmerite po ashtu edhe ekonomia informale ka ende shkalle te larte lulezimi. Sektori pra jashte juridiksionit sic e quajme ne eshte teper i fuqishem ne Shqiperi pra qeveria ende nuk e ka vene nen kontroll kete sektor.

DW Mali i Zi dhe Maqedonia jane ngjitur shume shpejt ne klasifikim. Ku qendrojne arsyet e ketij permiresimi te shpejte

Marschall Nuk do ti kushtoja shume vemendje permiresimit me nje apo dy pike ne vleresim. Kur flasim per rajonin por qe perfshijme ketu edhe Azine Qendrore ka dy vende ku permiresim te dukshem ne vite. Keto jane Turqia dhe Gjeorgjia. Te tjeret qendrojne pak a shume ne te njejtin nivel nje apo dy pike  ngjitje apo renie kjo nuk do te thote shume. Duhet te shohim tendencat brenda pese apo dhjete vjetesh. Dhe po qe se shohim kete atehere le te themi dicka pozitive ka permiresime sidomos ne Kroaci Mal te Zi Maqedoni Serbi. Pse vjet me pare ato kishin nje vleresim te ulet me 2 apo 25 pikeSkala nga 0 deri ne 10 ku 10 eshte nota me e mire ndersa tani shumica e tyre vertitet tek nota 3. Ky eshte nje indikator se ka permiresime konstante por ato duhet te kishin ecur me shpejt.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›